Flash News

KRYESORE

Flet dëshmitari: Çfarë pashë nga plagosja tek “Komuna e Parisit”

Flet dëshmitari: Çfarë pashë nga plagosja tek

Një dëshmitar i ngjarjes së të enjtes ku mbeti i plagosur një i ri, ka treguar detaje nga atentati. Ai ka rrëfyer se një nga automjetet ka ardhur me shpejtësi nga kryqëzim i “Komunës së Parisit” dhe është futur në bllokun e pallateve

Një dëshmitar i ngjarjes ku mbeti i plagosur një i ri, ka treguar për tvklan se një nga automjetet ka ardhur me shpejtësi nga kryqëzim i “Komunës së Parisit” dhe është futur në bllokun e pallateve

Rrëmi i dëshmitarit:

“Fillimisht makina tip Benz ngjyrë e bardhë me targa AA 777 RT e cila vinte nga kryqëzimi i “Komunës së Parisit” duke tentuar për tu futur në rrugë dytësore ka prekur me pasqyrë një kalimtare, e cila është rrëzuar dhe më pas drejtuesi i makinës nga frika se mund të kishte shkaktuar aksident është larguar me shpejtës

I plagosuri është shkëmbyer me mua dhe i kam treguar se ku ndodhet ambulanca për të shkuar për të marrë ndihmën e nevojshme. Ndërkohë mjeti i cili i ishte pa frena ka lëvizur një gjendje të lirë dhe është futur brenda tunelit duke rrezikuar jetën e fëmijëve të lagjes, të cilët po luanin aty pranë. Shoferi i makinës, i plagosur me dorën që po i rridhte gjak, së bashku me një shokun e tij janë larguar me vrap nëpër rrugica”, rrëfen dëshmitari. Dëshmitari tregon se e kanë vendosur makinën në gjendje frenimi për arsye sigurie. Sipas dëshmitarit ndaj makinës është qëlluar në një vend tjetër

 

Të fundit