Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Flet eksperti: Olga e Fatima ndikuan në largimin e Visho Ajazit, ia ka lënë kopilin në derë Edi Ramës
Eksperti i Çështjeve të Sigurisë, Gjergj Thanasi bën përgjegjës ish-kreun e SHISH, Visho Ajazin, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, se nuk ka raportuar për lëvizjen e Habilajve nga Porti i Vlorës.
Madje Thanasi shprehet se në të njëjtën ditë, me 12 janar 2017 nga porti i Vlorës ka lëvizur dhe një terroriste italiane e natyralizuar në islamike Maria Giuglia Sergio ose ndryshe Fatima.
Po ashtu Gjergj Tahanasi në një intervistë për “Panorama” shprehet se Ajazi ka realizuar një takim me rusen Olga, ish-punonjëse e shërbimit inteligjent për sistemet e sigurisë.
“ ‘Ariu Rus’ ka rritur influencën në Shqipëri. Në një blog gjerman ka informacione shumë interesante, jo gjithmonë të vërteta por aty kam ndeshur Visho Ajazin me një Olga, ish nëpunëse e shërbimit rus. Duhet verifikim. Por shpërdorimi i detyrës bëhet me veprim ose me mosveprim”, shton ai.
Ndërsa përsa i përket myslimanes, eksperti shprehet se Ajazi ka patur dijeni për lëvizjen e paligjshme të Fatimas.
“Nuk e implikoj Visho Ajazin por them që ai ka patur dijeni për këtë rast por ia ka lënë kopilin në derë Edi Ramës. Në dokumentet e daljes së sistemin TIMS të pikës së Kontrollit të Kalimit në Vlorë, provohet që Moisi Habilaj nuk figuron nga policia që ka kaluar kufirin, por kur ka mbërritur në Itali ka deklaruar pasaportën e tij si udhëtar trageti”, shprehet ndër të tjera Thanasi.
Më tej ai shton këto i bazon në një dokument që i ka rënë në dorë të të gjitha daljeve të pasagjerëve nga sisitemi TIMS i PKKK-së, 1 janar-31 janar.
“Mesa kam dijeni unë vartësi i Visho Ajazit e ka raportuar këtë shkelje të regjimit kufitar me shkrim. Por jemi më 12 janar 2017 edhe qytetaren italiane Maria Giuglia Sergio ose Fatima në Itali. Ka gjyq Fatima në Itali dhe është dënuar në shkallë të parë. Ajo është martuar me Aldo Kobuzin e famshëm nga Gërmenji i vogël i Lushnjes, i janë arrestuar familjarë sit ë Almës ashtu edhe nga familja e Maries", shprehet eksperti.
Ai shton se Habilja, Fatima, Alikaj dhe një makinë tip “Audi’ por me targa të ndërruara sipas të gjitha detyrimeve ligjore, kanë udhëtuar drejt Italisë.
“Unë sfidoj Prokurorinë që të hetojë Policinë Kufitare të shërbimit të Vlorës për datën 12 janar. Nuk mund të them se terroristja Fatima ka qenë bashkë me Habilajn dhe oficeren e policisë, por në të njëjtën ditë kanë udhëtuar të paregjistruar. Vartësit e Vishos kanë qenë të informuar për këtë episod”, shprehet më tej Thanasi.