Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Emanuel Petit ka luajtur me klube si Arsenal, Barcelona dhe Chelsea. Ai së fundmi ka dhënë një deklaratë shumë të fortë kryesisht për periudhën kur ka qenë te katalanasit, të cilët i ka quajtur skuadër me probleme racizmi.
49-vjeçari ka luajtur në "Camp Nou" në sezonin 2000-2001 dhe gjithsej ka patur 38 paraqitje me fanellën e katalanasve. Në një intervistë të fundit në Francë, ai është shprehur se nacionalizmi katalanas shkonte në kufijtë e racizmit.
“Po, e vërtetë. Te Barcelona kam provuar racizëm brenda dhomave të zhveshjes. Atje kishte një betejë midis lojtarëve katalanas dhe atyre holandezë. Trajneri nuk e menaxhonte dot situatën. Më kërkuan të mësoja gjuhën katalanase, jo atë spanjolle. Nacionalizmi katalanas shkonte në kufijtë e racizmit“, ka thënë Petit.