Flash News

KRYESORE

Flet gruaja e video-skandalit në Koplik: Është e modifikuar; ata kanë bërë gabim sepse jam motër e 6 vëllezërve

Flet gruaja e video-skandalit në Koplik: Është e modifikuar; ata

Gruaja e regjistruar nga kunata në krevat me dashnorin, në Koplik, ka reaguar për ngjarjen në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24. Ajo ka akuzuar familjarët e bashkëshortit për modifikim të videos me qëllim për ta poshtëruar.

Gruaja theksoi se burri i saj ka katër vite që bashkëjeton me një tjetër grua në SHBA dhe për këtë janë në dijeni familjarët. Ajo kërcënoi familjen e burrit për publikimin e videos së plotë në rrjetet sociale, duke i kujtuar se është motër e gjashtë vëllezërve.

“Kam katër vjet që i kam rritur vetë. Burri im është martuar prej katër vitesh në Amerikë. Video është modifikuar dhe është blerë me para për të më poshtëruar mua. Unë jam malësore dhe jam shqiptare. Ata kanë bërë gabimin më të madh sepse unë jam motër e gjashtë vëllezërve. Thoni të drejtën, mos u mashtroni. Familja e burrit tim është në dijeni të lidhjes në Amerikë. Fëmijët e mi kanë qenë në gjumë në momentin e filmimit të videos. Ajo video ka qarkulluar prej shtatë muajsh në rrjetet sociale. Jam dhunuar prej katër vitesh nga familjarët e burrit. Nëse ai nuk ishte i zoti për grua të mos martohej, në Amerikë ka marrë gruan e tretë. Duan të mi marrin fëmijët dhe të mi çojnë në Amerikë. Ata fëmijë i kam rritur me sakrificë”, u shpreh gruaja nga Kopliku.

Gruaja nuk mohoi lidhjen jashtëmartesore, por sqaroi se fëmijët nuk kanë qenë asnjëherë në dhomë gjatë marrëdhënies, ndryshe nga sa pretendojnë familjarët e burrit.

Të fundit