Flash News

KRYESORE

Flet gruaja që u akuzua për vetëvarjen e burrit

Flet gruaja që u akuzua për vetëvarjen e  burrit

Pasi një 47 ­vjeçar u vetëvar në banesën e tij në Gjashtë të Sarandës, policia lëshoi një komunikatë ku si shkak i vetëvarjes sipas saj ishte bërë një grindje bashkëshortore.

 “Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A.D. është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Por, gjatë marrjes në pyetje nga efektivët e policisë, bashkëshortja e viktimës ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se mes tyre nuk kishte pasur asnjë debat, shkruan “Panorama”.

Të fundit