Flash News

KRYESORE

Flet Haradinaj pas marrëveshjes mes PAN dhe AKR: Më në fund Kosova u nis

Flet Haradinaj pas marrëveshjes mes PAN dhe AKR: Më në fund

Kandidati për kryeministër nga radhët e PAN, Ramush Haradinaj ka folur pas arritjes së marrëveshjes me AKR-në.

Haradinaj tha se më në fund Kosova do të niset teksa shtoi se liderët e PAN kanë një nder të madh sepse këtij koalicioni besimin ia ka dhënë një parti e cila sipas tij, sjell vlera të reja, duke iu referuar AKR-së.

Në veçanti, ai e falënderoi liderin e kësaj partie, Behgjet Pacollin.

“Ky bashkim i mundëson Kosovës nisjen, një nisje shumë të nevojshme. Më në fund Kosova u nis, vonesat kanë qenë shumë të rënda. Pacolli, ju falemnderit për besimin sot”, përfundoi Haradinaj.

 

Të fundit