Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Flet i biri i aktorit të madh, e vërteta e vdekjes së Sandër Prosit në sheshxhirim
“Unë do të doja të flitej për veprat individuale që ka bërë babai im. Flitet kaq shumë për vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vetë dhe me këto mediat mund të bëjnë publicitet…”. Këto janë fjalët e të birit, ndërsa mbushen plot 33 vjet nga vdekja e aktori të madh Sandër Prosi.
Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, violoncelisti Aristidh Prosi, djali i Sandër Prosit rrëfen të vërtetën e vdekjes në sheshxhirim të aktorit më të madh shqiptar, të një figure të papërsëritshme e skenës dhe ekranit.
Vdekja e tij e papritur në sheshxhirim ka lënë pas shumë enigma. Është e natyrshme që çdo emër të madh ta shoqërojnë legjendat: vdiq, u vetëvra apo e vranë. Kjo ka qenë tema më e diskutuar që kur regjisori Muharrem Fejzo botoi një libër për aktorët shqiptarë dhe ka përshkruar atë ditë kur aktori Sandër Prosi vdiq në sheshxhirimin e filmit me regjinë e tij, duke e lënë megjithatë të dyshimtë çështjen e vdekjes së tij. Xhirohej filmi “Pranverë e hidhur”.
Muharrem Fejzo lë një hije pas vdekjes së tij kur shkruan se: “Ai aktori me shpatulla të gjera, me një ballë të lartë e rrudha fisnike, mundohej nga kaq shumë të pathëna: që nga rroga e vogël që nuk i dilte për të mbajtur dy djemtë e tij në shkollë, te frika e të qenët i përgjuar në çdo kohë.” Ndërsa ndryshe nga regjisori Fejzo, i biri flet për alternativën e vetëvrasjes, por përjashton çdo aspekt politik.
“Varianti zyrtar është që u rrëzua nga shkallët”, rrëfen Prosi, por mund të ketë qenë edhe vetëvrasje, thotë ai pasi rrëfen periudhën e depresionit që kishte kaluar në vitet e fundit të jetës aktori i madh Sandër Prosi. Pak është folur për këtë pjesë të vështirë të jetës së tij.
Aristidh Prosi hedh dritë në jetën e një ikone të kinematografisë shqiptare, aktorit që prej rolit u njësua me themeluesin e pavarësisë, Ismail Qemalin. Përmes dhimbjes Aristidhi rrëfen edhe kujtime të bukura, siç është edhe pjesa që Sandër Prosi ka rruar një pjesë të flokëve mbi ballë që të ishte ballëlartë si heroi që kishte për zemër. Kujton shkëlqimin e tij në skenën e teatrit me rolin e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë, të cilin me vetëm 18 ditë e realizuan edhe film falë realizmit që i bëri Sandër Prosi rolit kryesor.
Modest dhe i përmbajtur në rrëfim Aristidhi, djali i aktori të madh, rrëfen të panjohurat nga jeta dhe karriera e një shkëlqimtari në skenë, në film në mendjen dhe në zemrën e publikut shqiptar. Hijet e zeza të depresionit që ia vështirësuan punën dhe ia rënduan shpirtin Sandër Prosi I morri me vete në varr, duke lënë jashtë tij vetëm shkëlqimin. Dhimbja dhe krenaria do të shoqërojë zemrën e çdo lexuesi në këtë rrëfim të sinqertë të artistit Aristidh Prosi
Kanë kaluar 33 vjet nga ndarja nga jeta e babait tuaj. Një vdekje jo e zakonshme. Ndërkohë që i rikthehemi jetës dhe veprës së tij, është lënë një hije dyshimi nga regjisori i njohur Muharrem Fejzo për paqartësinë e rrethanave të vdekjes?
- Unë do të doja të flitej për veprat individuale që ka bërë babai im. Flitet kaq shumë për vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vetë dhe me këto mediat mund të bëjnë publicitet…
Natyrisht, por ka shumë të panjohura nga jeta e një artisti të madh. Le ta nisim nga fillimi. Nga cila zonë e Shqipërisë është familja juaj, çfarë traditash trashëgonit në familje?
-Babai im ka qenë vlleh nga i ati. Më duket se kanë ardhur nga Voskopoja në Tiranë. Gjyshi ka qenë këpucar, zanatçi, por nuk ishte një temë që flitej shpesh në shtëpi për origjinën tonë; nga je ti, nga vjen, nga kemi ardhur. Profesioni familjar ka qenë stomatologjia, vëllai i madh i babait ishte stomatolog.
Po babai yt ishte stomatolog, sepse kështu e kam parë të shkruhet shpesh?
-Babai pati studiuar në Universitetin e Vjenës dy vjet për Mjekësi të përgjithshme dhe nuk e ka përfunduar. Nuk e di për ç’arsye, por më duket se për arsye të pagesës, sepse ishte me pagesë shkolla. Meqë kishte marrë njohur mjekësore ai ka punuar në klinikën e të vëllait si asistent. Im atë ka studiuar edhe për violinë dhe ishte shumë i talentuar. Në dy konkurse që bëheshin në atë kohë ka dalë fitues, dhe i jepej një instrument violine dhuratë. Kemi pasur në shtëpi dy violina të tijat, që ishin trofe të këtyre konkurseve dhe qëndronin varur në mur.
Ky hyri në gjimnaz aty ku është sot “Qemal Stafa”, ai luante dhe në teatër. Shumë pasione ka pasur, Ndërsa në kinema ai u kthye pas dy viteve të studimeve në Vjenë. Nuk i ka mbaruar studimet, dhe ka ardhur në Tiranë më 11 janar të vitit 1946, ditën që Shqipëria u bë Republikë. Babi erdhi nga Bari dhe sheh se në Portin e Barit kishte shumë shqiptarë nacionalistë që po largoheshin nga Shqipëria. “Po ti ku vete?- i thanë ata”. “-Në Shqipëri përgjigjet babai”. “-Po atje e kanë marrë pushtetin komunistët, ç’të duhet ty të shkosh?, -i thonë. Por babai erdhi megjithatë sepse kishte nënën këtu dhe ajo kishte shumë mall për të.
Po nëna e Sandër Prosit nga ishte?
-E ëma Aspasia ishte ortodokse nga Shkodra, dhe babai im ka lindur në Shkodër në vitin 1920. Prindërit e tij jetonin në Tiranë, por kur nëna shtatzënë me të shkoi tek prindërit, e lindi atje, duke të ketë qenë lindje e parakohshme për shkak të një udhëtimi të vështirë me kuaj siç ishet ën atë kohë. Kështu që Sandër Prosi është regjistruar në Shkodër në kishën ortodokse kur lindi. Pas 6 muajsh ai ka ardhur së bashku me nënën në Tiranë. Babi nuk fliste shumë për jetën e tij.
Pasi vdiq, shumë gjëra i kam marrë vesh nga xhaxhai. Xhaxhai më tregonte se babai e kishte pasion kinemanë që fëmijë. Në vitet ‘20-‘30 kishte filma interesantë në kinema nga bota, dhe babi e kishte aq pasion sa i mblidhte koleksion negativët e filmave, por xhaxhai rrëfen se “unë u detyrova dhe ia mora e ia dogja koleksionin, se mos mbetej mbrapa me mësime nëse luante gjithë ditën me to, dhe xhaxhai tregon se ai u bë shumë keq kur u dogjën. E vuajti shumë.
Ju kujtohet roli i parë që keni parë nga babai juaj?
-Rolin e parë nuk di ta them. Ai ka nisur punën si aktor duke bërë shkollën e skenës, nuk bëri shkollë për aktrim. Ka bërë ca kurse përgatitore që bëheshin në kuadër të shfaqjeve dhe aty zgjidheshin edhe për rolet. Por më kujtohet që shkonin shpesh teatër, jo vetëm për të parë, por edhe kur linin orën kur mbaronte shfaqja që e prisnin me mamin tek oborri i Galerisë Kombëtare.
Për çfarë vitesh bëhet fjalë?
-Ishin vitet ’60-62. Në atë kohë ai përgatitej për Otellon. Dhe ishte aq shumë i pasionuar sa studionte pjesët me orë të tëra në shtëpi, aq sa unë e kisha mësuar përmendësh të gjithë tekstin e Otellos, sepse e dëgjoja atë përditë në shtëpi.
Të pëlqente vetëm poezia apo mendoje të bëheshe aktor?
-Unë aktor jo. S’e kam menduar kurrë. Por poezia më tërhiqte, dhe isha i vogël atëherë, futesha nën tavolinë dhe recitoja monologët e Otellos.
Babai të tha ndonjëherë që të provoje të bëheshe aktor?
-Jo s’kishte nevojë të më thoshte. Ai e dinte mirë çdo të thotë të jesh një aktor. Nuk e shihte tek unë. Pastaj aktori do një moshë madhore mbi 20 vjeç që të shihet nëse vërtetë ka vlera, ndryshe nga muzikanti që përcaktohet që i vogël. Unë u futa të studioja për violonçel.
Sa vjeç ju la babai?
-Në ’85-n, unë kam qenë 28 vjeç dhe tani kam kaluar plot 38 vjet pa të. Unë që e kisha përditë në shtëpi isha mësuar isha mësuar at shihja çdo gjë si normale. Por kujtoj se në profesionin e aktorit sidomos në atë kohë kur jetoi ai kishte shumë më shumë rëndësi. Dhe kolegët e tij e vlerësonin shumë sepse ai ishte shumë pasiononte e shumë këmbëngulës. Shumë nga rolet që i mbaj mend unë i ka bërë me shumë dëshirë, sepse kujtoj disa moment dhe duhet thënë, sepse nuk është ndonjë sekret i madh, pati një periudhë depresive në vitet e fundit të jetës.
Por ai luftonte fort të përqendrohej tek roli dhe ia dilet me sukses. Dhe ai luajti personazhet të larmishme. Madje ai arriti të luante edhe fshatarin, edhe pse në fshat nuk kishte qenë kurrë. Ndoshta edhe ai forumin që kishte edhe muzikë, ishte një element plus ndihmës, siç më tregojnë artistët. Ishte shumë punëtor. Shumë nga rolet që mbaj mend unë i ka bërë edhe në periudha të vështira. Mendo çfarë force e madhe i duhej të ekuilibronte mendjen dhe të realizonte personazhin.
Cilat ishin arsyet e depresionit?
Ka pasur ndonjë histori përndjekjeje apo persekutimi në komunizëm?
-Jo ne në familje nuk kemi pasur persekutime, ose ndonjë problem. Por jeta kështu është askush nuk e di çdo të ndodh më vonë.
Thuhet se vdekja e tij në sheshxhirim ka lënë pas shumë enigma. Cili është mendimi juaj?
-Shiko varianti zyrtar ishte se u rrëzua nga shkallët dhe u dëmtua në kokë. Ky ishte varianti zyrtar. Natyrisht hetime pati. Mund të kishte qenë edhe vetëvrasje, por edhe të këmbëngulësh se ka qenë e tillë, kjo nuk është e mirë. Në atë kohë vetëvrasja ka qenë tabu, dhe meqë ishte një figurë e vlerësuar e lanë me variantin që u rrëzua. Unë bazat të dyshoj për vetëvrasje i kam, sepse e dija që vuante nga depresioni. Nuk jam i sigurte nëse bëj mirë që t’i them këto gjëra kur mendoj titujt e gazetave.
Mendoni se është problem kur ju po më thoni të vërtetën e hidhur të jetës së tij?
-Sigurisht këto që po të them janë të vërteta, por kolegët e tij që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të e dinin, sepse edhe në ‘72 –shin ai kishte bërë një tentativë vetëvrasje. U shtrua në spital duke u kuruar atje, sepse në shtyp nuk jepeshin këtë gjëra atëherë, se shihje edhe dëmtim i imazhit, dhe vetëvrasja ishte një tabu nuk gjykohej për mirë në komunizëm. Ndaj mua nuk do më pëlqente të flisja për këtë temë.
I qëndruan pranë kolegët?
Kolegët po. Kishte shumë miq, Viktor Gjikën e kishte shumë mik, kishte mik edhe Bujar Lakon, edhe pse ishte natyrë pak rebele. E megjithatë rrinte me të shpesh. Me Viktor Gjikën ka 9 filma shumë të mirë. Por ai nuk ishte natyrë që të kishte marrëdhënie të pasionuara miqësore. Kishte miqësi që i lidhte puna, korrekte, por nuk kishte miqësi shumë të ngushta. Ishte natyrë e tillë. Unë në pozicionin e të birit, e di që kohët e fundit para se të vdiste ai vuante nga depresioni i madh, të cilin nuk mund ta shpjegosh me shumë aspekte të politikës, si jo diktatura apo ndonjë gjë tjetër. Nuk mund ta justifikosh depresionin me vendin ku jeton, sepse edhe shumë aktorë apo artistë të shënuar në perëndim kanë bërë vetëvrasje dhe nuk janë pak.
Cilin film po xhironte kur vdiq?
“Pranverë e hidhur”. Roli i tij ishte i vështirë, ndaj i ishte besuar. U zëvendësua nga Rikard Larja. Njëherë u diskutua të mbahej regjistrimi i babait, por pastaj u la si ide dhe nisën xhirimet nga e para.
Sa i lidhur ishte me karrierën tënde si violonçelist, kur është emocionuar për herë të parë nga ju, nëse keni pasur ndonjë koncert?
-Në periudhën kur ai ishte gjallë unë nuk kam pasur koncerte të veçanta, as në diplomë nuk ka qenë, sepse ka qenë më xhirime. Tani unë i shoh ndryshe lidhjet e me të. Sa më shumë kalon koha mendoj ndryshe. Imazhi i tij largohet si puna e ylberit që sa më larg të jesh aq më mirë ja sheh madhështinë.
Ikte shpesh me xhirime, mungonte gjatë në shtëpi?
-E vërteta është se ai ka qenë me një kast aktorësh shumë të mirë, dhe vetë atë çdo regjisor donte ta kishte në filmin e tij, por ai u tregua inteligjent edhe për karrierën, edhe për të ruajtur statujën që kishte edhe bënte seleksionime dhe nuk është se merrte çdo rol, sepse ai ishte dhe aktor në teatër, dhe krahas një premiere në teatër, bënte një film. Kjo sigurisht ndikonte.
Nëna çfarë profesioni ka pasur. Sa fëmijë jeni?
-Ekonomiste. Vitet e fundit ka punuar edhe në maternitet. Jemi dy djem unë dhe vëllai që është violinist në Teatrin e Operës.
Cili ka qenë një nga rolet e babait tuaj Sandër Prosit të cilin ju e adhuroni jo si djali i tij, por si shikues?
-Rolet e tij kur i shoh më krijojnë distancë nga ideja se ai është babai im. Dhe më duken shumë të veçantë. Ai më befason se si ka pasur mundësi që si rrallë aktorë të tjerë shqiptarë të vinte me role kaq të pasura e me figura kryesore. Kujtoj që kur bëri rolin e Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, një personazh të adoptuar nga Ismail Kadareja me regjisorin Vladimir Prifti në film, më parë këtë rol e luajti me një sukses të madh në teatër me regjisorin Pirro Mani dhe meqë roli ishte i përgatitur falë tij, u xhirua film në një kohë rekord për 18 ditë.
Rreth viteve ‘70, ishin ishin tre kandidatura për këtë rol së bashku me Sandër Prosin: Kadri Roshi e Sulejman Pitarka dhe ata ishin aktorë të mëdhenj. Dhe vendosën që këtë rol ta bëjë Sandri. Dhe Sandri ka ëbrë një punë të madhe për këtë rol, ku ka krijuar një figurë mbresëlënëse, në një film ku ishin tre figura qendrore si Ndrek Luca dhe Bujar Lako. Në këtë kohë Gjenerali mori shumë famë, ku u bë edhe një variant Francës me Mishel Pikolinë.
Sa herë kujtohet pavarësia, ilustrohet me filmin ku luan babai juaj në vend të Ismail Qemalit. Duhet të jetë një ndjenjë krenarie për ju?
-Më kujtohet se kur do të luante Ismail Qemalin ai ka rrojtur një pjesë të flokëve për të dal balli i lartë si i tij. Aspekti fizik ishte shumë i rëndësishëm për një figurë historike kaq madhore dhe u mundua që Sandër Prosi të bënte një figurë sa më të afërt me origjinalin.
Kush ishte Sandër Prosi
Sandër Prosi u lind në Shkodër, më 6 janar 1920. Ai ka krijuar mbi 85 role në skenë dhe interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Mënyra e interpretimit të Sandër Prosit ka tërhequr vëmendjen e kritikëve, si një model i rrallë për shkollën e aktrimit. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhra e medalje. Sandër Prosi vdiq më 25 mars 1985
Ka luajtur role në filmat: Kush vdes në këmbë – (1984); Nëntori i dytë – (1982)
Plaku dhe hasmi – (1981); Yjet mbi Drin – (1979); Gjeneral gramafoni – (1978)… Udha e shkronjave – (1978) (TV); Njeriu me top – (1977); Përballimi – (1976); Fije që priten – (1976); Shtigje të luftës – (1974); Shpërthimi – (1974); Yjet e netëve të gjata – (1972)..Vrana Vlonjati; I teti në bronz – (1970); Plagë të vjetra – (1968)…Babai i Veres; Horizonte të hapura – (1968); Oshëtim në bregdet – (1966); Vitet e para – (1965); Detyrë e posaçme – (1963); Debatik – (1961); Në teatër ka interpretuar rolet te: Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Fytyra e dytë”, “Doktori pacient”, “Otello”, “Makbethi”, “Epoka para gjyqit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Familja e peshkatarit”, “Çatia e të gjithëve”, “Revizori”, “14 vjeç dhëndër”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Rrënjët e thella”, “Xhaja Vanja” etj./shqiptarja.com/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38