Flash News

KRYESORE

Flet i vëllai: Admir Murataj ka qenë mësues, në Greqi punonte murator

Flet i vëllai: Admir Murataj ka qenë mësues, në Greqi

Zbardhen detaje të reja lidhur me të shkuarën e Admir Murataj, i cili sipas policisë mbeti i vrarë pas grabitjes me armë dhe maska më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit.

Në një intervistë për mediat, vëllai i tij, Cen Murataj tregon se Admiri ka studiuar për pedagogji dhe ka punuar në Shqipëri si mësues.

Ai vijon se si gjithë shqiptarët, pasi emigroi në Greqi bashkë me të shoqen, me të cilën ka katër fëmijë, ka punuar si me zanate si murator.

“Admiri ka qenë mësues, ka studiuar për pedagogji. Kur iku më pas në Greqi siç emigruan shumë shqiptarë, bashkë me nusen, e kam gjetur atje në një shtëpi që pikonte gjatë natës dhe ka punuar si murator. Ngaqë ishte shumë profesionist në këtë drejtim mori një magazinë, një supermarket për mirëmbajtje, pastaj se si erdhi ç’ekuilibrimi... unë kam qenë në atë kohë Belgjikë”, u shpreh vëllai i Admir Murataj, i cili njihet nga mediat greke edhe me 13 identitete të tjera, por edhe ky detaj është sqaruar nga i vëllai, Ceni.

“Ndryshimin e emrave e ka bërë për çështje përfitimi, e bënte për të përfituar asistencë”, tha i vëllai.

Të fundit