Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj: Rama e bëri marrveshjen me Bashën për të goditur LSI-në

Besnik Mustafaj: Rama e bëri marrveshjen me Bashën për të

Besnik Mustafaj, ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha, ka analizuar për “News24”, situatën në cilën ndodhen partitë e vogla në vend pas arritjes së marrëveshjes Rama­Basha. Në rubrikën “Opinion”, Mustafaj tha se për herë të parë, partitë e vogla do të duhet të futen në zgjedhje vetëm, jashtë koalicioneve.

Ai ka treguar edhe se cili nga liderët politikë është propozuesi i kësaj pike të marrëveshjes. Mustafaj thotë se në dijeninë e tij, edhe pse nuk e ka të konfirmuar, këtë propozim e ka bërë Rama dhe Basha e ka pranuar. “Me sa di unë e ka propozuar Rama, dhe Basha e ka pranuar, por informacioni im është i pakonfirmuar pasi dy protagonistët nuk kanë folur”, tha ai.

Mustafaj ka komentuar edhe situatën e LSI, duke shtuar se ky propozim i Ramës është bërë me qëllim minimizimin e LSI. “Besoj se LSI nuk ka shumë arsye të jetë shumë e lumtur nga kjo. Përveç idealizmit të presidentit të zgjedhur, unë nga pikëpamja e logjikës elektorale nuk më bën të mendoj se ka dalë e fituar LSI, por kjo mbetet për t’u parë. Rama ka synuar të minimizojë rolin e LSI. Kjo është një hipotezë e imja që nuk besoj se është tërësisht e pabazë. Takimi në darkë kokë më kokë nuk ka qenë i pritur nga Basha. Dhe ky i fundit është treguar politikan i vërtetë që i është bashkuar takimit. Rama ka shkuar i përgatitur në takim”, – vijoi Mustafaj.

Sipas tij, kjo është një sfidë për partitë e vogla, për të testuar veten dhe programet e tyre. Mustafaj tha se në këtë situatë, shumë parti të vogla rrezikojnë të zhduken. “Në këtë proces shumë parti të vogla janë ndjerë të diskriminuara, edhe për faktin se diskutimet u bënë mes dy partive të mëdha. Nëse bënë mirë apo keq këto duhen parë në vazhdim. Dihet që në koalicione këto partitë e vogla kanë fituar më shumë, edhe për shkak të formulës. Në këto zgjedhje nuk do ketë koalicione. Tani do të shohim sesa vlejnë partitë e vogla, sa janë të afta të vazhdojnë fushatën, sa janë të afta të parashtrojnë alternativa, dhe se sa janë të afta ta përballojnë garën. Kjo është sfidë. Sepse shumë parti të vogla do të zhduken. Rrezikojnë të mos kenë shumë mundësi financimi.

 

Të fundit