Flash News

KRYESORE

Flet juristi: Xhafaj ka bërë një gabim shumë të madh

Flet juristi: Xhafaj ka bërë një gabim shumë të madh

Juristi Sokol Hazizaj, thotë se largimi i Agron Xhafajt drejt Italisë është një veprim i nxituar. I ftuar në "Arena" në Ora News, Hazizaj thotë se ndaj tij nuk ka asnjë kërkesë the se Xhafaj ka bërë një gabim shumë të madh nëse ka pranuar dhe imponuar të vëllanë.

Hazizaj: Për mua dërgimi me urgjencë i shtetasit Agron Xhafaj, është veprim jo procedurial. Është veprim i nxituar. Mund të jetë politik, por karakter ligjor nuk ka. Është larguar për shkak të kërkesës së ekstradimit? Nuk ka. Është larguar për shkak të një letër porosie? Nuk ka. Ka një rrugë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ky dorëzim është bërë nëpërmjet një akti politik dhe jo procedural. Xhafaj ka bërë një gabim shumë të madh, nëse ka pranuar dhe imponuar të vëllanë të shkojë është gabimi i dytë që bën.

Të fundit