Flash News

KRYESORE

Flet kandidati socialist për bashkinë e Kavajës: Partitë politike të mos e përdorin Kavajën si lodër

Flet kandidati socialist për bashkinë e Kavajës: Partitë

“Partitë të mos e përdorin Kavajën si lodër, qytetarët e Kavajës dinë të shkojnë të qetë në votime” kështu ka thënë kandidati socialist për Bashkinë e Kavajës, Klodian Shehi.

Shehi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga gara e së dielës më 7 maj për të qenë në krye të bashkisë.

Përmes një interviste në ‘Gazeta Shqiptare’, Shehi  i bën thirrje qytetarëve të Kavajës të shkojnë të qetë në votimet e së dielës.

Sipas kandidatit socialist në Kavajë çdo gjë është normale, klima e qytetit është e qetë dhe tashmë është në drejtimin e duhur përsa i përket reformave dhe ndryshimeve që qyteti pëson çdo ditë.

Shehi rrëfen se prioriteti kryesor i bashkisë është që qytetit ti kthehet tradita e një qyteti bregdetar dhe investimet në bujqësi për të rritur mirëqenien e banorëve të zonës.

Lidhur me protestën e së dielës Shehi thotë se janë vetëm tensione politike të cilat kërkojnë të përçohen nga Tirana drejt Kavajës.

 

Të fundit