Flash News

KRYESORE

Flet Kryemadhi për sulmin ndaj Ralf Gjonit: Regjisor është Edi Rama, do të largojë vëmendjen

Flet Kryemadhi për sulmin ndaj Ralf Gjonit: Regjisor është Edi

Reagon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas incidentit ku u përfshi deputeti i LSI, Ralf Gjoni.

Duke folur nga protesta, Kryemadhi bëri përgjegjës të sulmit kryeministrin Edi Rama.

“Nuk kam dijeni për diçka të tillë, lexova dhe unë një njoftim. Regjizori Edi Rama për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij mbasi mori betimet e deputetëve, tashmë do t’i kthejë dhe në klloun, duke bërë gjëra. Po të donim t’i kishim sulmuar, do ti kishim sulmuar me kohë por shpresoj që viktimat e radhës së Edi Ramës mos të jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për rastin e z.Gjoni, përgjegjësit duhet të dalin, të denoncohen, nëse ka përgjegjës dhe nëse ka shkaktarë të tillë le të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit