Flet mjekja anesteziste që shkoi në Itali më 29 të tjerët: Kemi bërë tamponat, presim të fillojmë punën

30 bluza të bardha, mjekë dhe infermierë, u nisën drejt Italisë mike të shtunën për të luftuar me kolegët italianë në vijën e parë ndaj COVID-19.

Kjo nismë ka marrë jehonë ndërkombëtare në mediat më në zë të botë dhe është duartrokitur e mbështetur fort nga populli italian dhe ai shqiptarë. Pas Kinës, Shqipëria edhe pse e varfër dhe me kapacitete të vogla ka marrë përsipër të ndihmojë Italinë, që është dhe vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Një ndër 30 personat që shkuan në Ita;i është dhe mjekja anesteziste Alma Neco. Në një lidhje me Skype në emisionin “Shqipëria Live”, Alma ka treguar për eksperiencën dhe se si u pritën në Itali. Ajo ka thënë se është mbështetur nga familja dhe se nuk ka frikë dhe ajo bashkë me stafin mezi presin të fillojnë punë.

Akoma nuk janë vendosur në spitale pasi që u është marrë tamponi gjithë të dërguarve për të respektuar rregullat e sigurisë sepse vinë nga një vend tjetër dhe për të respektuar çdo rregull para se të jenë në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.

“Të gjithë kemi një lidhje me Italinë. Unë në Itali kam lindur dhe jam rritur dhe e ndjeja si një detyrim. Rreziku ekziston por ne e kemi marrë përsipër rrezikun që në momentin që kemi marrë përsipër këtë profesion. Edhe në Shqipëri kishte rrezik, kështu që nuk ndryshon ndonjë gjë në këtë aspekt. Prindërit më kanë mbështetur maksimalisht. Më kanë caktuar në Brescia, në spitalin me më të prekurit në Lombardi dhe me më të infektuarit në Itali. Përsëri kjo nuk është ndonjë ndryshim, pasi ne anastezistët jemi mësuar me vrull. Madje mezi po pres që të fillojmë”, u shpreh Alma Neco.

Videon mund ta shihni në minutën 36:22 në linkun e mëposhtëm: