Flash News

KRYESORE

Flet mjeku i Iker Casillas: Ai s’mund të luajë më si profesionist

Flet mjeku i Iker Casillas: Ai s’mund të luajë më si

Portieri i Portos, Iker Casillas, pësoi një sulm në zemër dje, teksa po stërvitej me skuadrën.

Në mbrëmje u njoftua nga vetë portieri spanjoll se gjenda e tij ishte e mirë dhe se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Portieri 37-vjeçar mori mesazhe të shumta mbështetjeje nga familjarë, klube, futbollistë dhe miq të tij, të cilët u alarmuan për gjendjen e sportistit.

Ndërkohë, sa I përket gjendjes së rikuperimit, idetë e specialistëve janë të ndryshme sa i përket të ardhmes.

“Casillas do të rikuperohet plotësisht. Kur ta kalojë këtë fazë vetëm ai mund të vendosë, nëse do të vazhdojë apo jo të luajë”, ka thënë mjeku i skuadrës së Portos, Nelson Puga në një intervistë për gazetën portugeze “A’Bola”.

Por, nuk ndan të njëjtin mendim ish-mjeku i kombëtares së Spanjës, Antonio Corbalan, i cili është shprehur se “është e pamundur që dikush të luajë me një stent në zemër.

“Iker mund t’i kthehet jetës normale, por jo futbollit profesionist”, ka thënë ai.

Të fundit