Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Flet nëna e Mishel Prelës: Nuk është hera e parë që tentojnë ta vrasin
Nëna e aktorit, që i shpëtoi një atentati me pagesë mbrëmjen e së enjtes, tregon se çështja për të cilën donin ta vrisnin ishte mbyllur. Djali i saj e kishte paguar me burg plagosjen që kishte bërë. Fatmira Manoku shprehet se personi që pagoi 80 mijë euro për t’i vrarë djalin, e kishte plagosur edhe në 2010-n, por ai nuk e kishte denoncuar.
Nëna e Mishel Prelës tregon se djali i saj ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën, pasi është goditur me 4 plumba. Ndërsa dyshon se çështja mund të ketë ndërhyrje, pasi daja i autorit që porositi krimin është një avokat që më parë ka qenë drejtor burgjesh. Por ajo thotë se këtë çështje do ta ndjekë në çdo shkallë, duke kërkuar drejtësi dhe që Gjykata të japë dënimin maksimal për autorët e ngjarjes. Fatmira Manoku tregon bisedën e parë me të birin pas operacionit, kur e pyeti se kush ishin personat që e donin të vdekur. Ndërsa djali i tha se nuk kishte armiq, por i vetmi që mund ta kishte bërë ishte Ervin Zallumi.
Si është gjendja shëndetësore e Mishelit?
A e ka kaluar rrezikun për jetën? Fillimisht dua të falënderoj Policinë e Shtetit që zbardhi ngjarjen dhe kapi autorët në një kohë rekord. Misheli vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Siç e patë edhe vetë gjendjen e tij. Ai ka marrë 4 plumba. Dy i kanë hyrë e i kanë dalë nga trupi, në krah dhe në këmbë. Ai në këmbë i ka dëmtuar arterien kryesore. Ndërsa ka dy të tjerë në trup që i kanë dëmtuar organet. Ende nuk merr dot frymë vetë, por mbahet me oksigjen. E kanë shtruar në pavijon, pasi doli nga reanimacioni, por gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. Çfarë konflikti ka pasur djali juaj me personin që porositi vrasjen e tij? Historia daton në vitin 2010 pas një zënke që Misheli ka pasur me Ervin Zallumin. Zënka ka qenë “jo më pe, jo të pashë”.
Njiheshin më përpara të dy?
Absolutisht, nuk njiheshin me njëritjetrin. Nuk kanë qenë asnjëherë shokë. Atë ditë u zunë për atë që të thashë. Janë rrahur me njëritjetrin. Tani dalin fjalë se në atë kohë ata janë zënë për çështje droge, por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Ata nuk njiheshin fare me njëritjetrin. Në çfarë vendi ndodhi kjo zënkë mes tyre? Diku te “Shkolla e Kuqe” më duket, por nuk jam e sigurt për vendin saktësisht. Nuk mbaj mend tani shumë mirë se jam e traumatizuar. Çfarë ndodhi më pas? Pas disa ditësh, nga kjo zënkë, sherr fizik le të themi, djali ishte në një lokal duke pirë kafe. Aty i shkon Ervin Zallumi me një biçak në dorë për t’ia ngulur djalit në zemër. Por djali ia kap dorën dhe në këtë kohë plagoset në krah. Shkon me urgjencë në spital dhe shenjën e asaj ngjarjeje e ka edhe sot e kësaj dite në krah djali im.
E denoncuat ngjarjen në Polici?
Jo, ne nuk bëmë denoncim. Pas ca kohësh pastaj, djali im shkon dhe i gjuan Ervin Zallumit, po me biçak. E rëndësishme ishte që ai shpëtoi në atë kohë. Çfarë ndodhi pas kësaj ngjarjeje? Deshëm të bënim paqe me familjen e tij. Na kërkuan një shumë prej 20 mijë eurosh që të mbyllej ky problem. Nuk pranuam. Ne i thamë një shumë tjetër por nuk ramë dakord. Djali im për këtë që bëri, bëri dhe tre vjet burg. E lau me burg atë që kishte bërë. Ndërsa ai nuk bëri asnjë ditë burg, sepse ne nuk e denoncuam. Meqenëse djali bëri burg, ne e dinim të mbyllur këtë hesap. Nuk na shkonte mendja kurrë që mostra Ervin Zallumi do të organizonte këtë kurth për ta vrarë djalin tim. Pastaj ndodhi kjo që ndodhi, ju e dini mirë tashmë se çfarë ka ndodhur. Sa kohë kishte djali që kishte dalë nga burgu për atë ngjarje që u akuzua? Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010 dhe djali ka dalë nga burgu në vitin 2013. Ka bërë 3 vjet burg për këtë ngjarje.
Nga viti 2013 e deri tani këtu në Shqipëri ka qëndruar?
Po, po, këtu në Shqipëri ka qëndruar. Ka marrë ndonjë kërcënim gjatë kësaj kohe nga Zallumi, apo është përballur ndonjëherë me të? Absolutisht asgjë. Siç ju thashë ne e dinim të mbyllur atë histori. Madje pasi djali doli nga operacioni, pas 7 orësh operacion, i kam shkuar edhe e kam pyetur. “Mishel kë ke armik? Kush të do të vdekur? Më thuaj mua që ta zgjidhim këtë punë”. Më ka thënë: “Unë s’kam njeri armik. Vetëm në rast se ma ka bërë Ervini Zallumi”. Dhe e vërteta doli që e kishte bërë ai.
Çfarë kërkoni nga drejtësia tashmë që ai u arrestua bashkë me të tjerët që organizuan ngjarjen?
Unë kërkoj nga Gjykata dënimin maksimal të këtyre personave. Di që Ervin Zallumi ka një dajë që dikur ka qenë drejtor burgjesh dhe tani është avokat dhe tani sikur po krekosen pak. Por unë këtë çështje do ta ndjek lart e më lart. Madje jam aq e prekur se nuk na ka ardhur asnjë njeri të na pyes se si ndodhi, të na mbrojë apo ku di unë. Pra, me pak fjalë nuk kemi asnjë lloj përkrahje.
A ndjeheni të rrezikuar pas kësaj që ka ndodhur?
Po, sigurisht. Na erdhi si bombë. Ne e dinim si hesap të mbyllur. Këto masa duhet t’i marrë shteti. Çfarë të them unë tani? Unë jam një nënë, e cila që ditën e enjte kur ndodhi ngjarja dhe deri sot që po flas me ju po rri në spital me djalin.
Po për natën e ngjarjes, a mund të na tregoni se si ka ndodhur?
Natën e ngjarjes djali im ka qenë te një kafe aty afër gjimnazit “Partizani”. Ka qenë me një shok dhe ka pirë kafe. Ai shoku ka ikur ndërsa djali ka qëndruar prapë te kafja. Ka qenë me biçikletë dhe kur është çuar nga kafja ka hipur në biçikletë për t’u larguar nga aty. Pasi ka hipur në biçikletë dikur i ka thirrur në emër dhe djali ka ndjerë diçka pas qafës. Në atë moment i ka kapur dorën këtij personi, sepse ai do e kishte qëlluar me armë aty pas koke dhe sot Misheli do ishte i vdekur. Për këtë arsye ka shpëtuar, vetëm se i kapi dorën atij. Nuk e kapi plumbi në qafë, por në dorë, në trup dhe në këmbë. Ju si e morët vesh ngjarjen? Mua më lajmëroi një shok i djalit. Më tha që kishte ndodhur një plagosje te gjimnazi “Partizani”. Nuk më tregoi të vërtetën. Në moment hapa televizorin, por nuk e tregonin emrin e të plagosurit. Nisem urgjent dhe shkoj në Spitalin Ushtarak, ku e vërtetova se ishte Misheli.
Fole me ndonjë punonjës policie në spital?
Po, kam komunikuar me punonjësit e policisë, të cilët më pyetën se si e ka emrin djali. Ju kam thënë që djali e ka emrin Mishel Prela. Ata më thanë për një kartë me emër tjetër. Por unë ju thashë se djali im ka vetëm atë emër, nuk ka emër tjetër. Se kush ia ka futur kartën në xhep, le ta gjejnë. Nuk kishte pse të fshihej, të mbante karta false, pasi nuk kishte armiqësi me askënd. Këta kriminelë tani duhet të përgjigjen edhe për të ma shëruar djalin. Këta që organizuan vrasjen e tij për 80 mijë euro, tani të përgjigjen për shëndetin e tij./ Panorama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38