Flash News

KRYESORE

Flet pedagogu që u largua me forcë nga studentët: Doja të flisja kundër dhunës, nuk largohem nga protesta

Flet pedagogu që u largua me forcë nga studentët: Doja të

Flet pedagogu Jani Marka, i cili u largua me forcë nga studentët në protestën e organizuar për të pestën ditë para godinës së ministrisë së Arsimit.

Në një intervistë për mediat ai tha se u pengua nga të rinjtë sapo nisi të flasë për dhunën.

“Doja të merrja fjalën e të flisja kundër dhunës. Jemi bashkë për të bërë universitetin. Kam vite që protestoj për këtë çështje.

Kemi qenë prej vitesh për një arsim publik falas dhe tarifa më të ulëta.

Do shikoni se cilat kauza po marrin zjarr këtu. Jam me studentët dhe nuk kam lidhje me politikën. Një grup i dhunshëm kanë zaptuar një pjesë të protestës. Ju sqaroj se do vazhdoj të qëndroj në protestë dhe nuk largohem”, shprehet profesori.

Të fundit