Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Flet për herë të parë Zylfije Haklaj: Fatmiri vrau Azem Hajdarin
Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë, ka folur për herë të parë për ngjarjet e rënda ku është përfshirë familja e saj.
Në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’, Zylfije Haklaj lëshon në çdo moment akuza ndaj ish-presidentit Sali Berisha, ndërkohë që flet edhe për disa çështje të tjera që vijojnë të debatohen në Shqipëri.
Një prej këtyre ngjarjeve është edhe vrasja e Azem Hajdarit në vitin 1998, lider i Lëvizjes Studentore në Shqipëri. Sipas Zylfijes, personi që kreu aktin e vrasjes së Azemit është Fatmir Haklaj, vëllai i saj.
“Ai njeri (Berisha) na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes tonë, në një kohë që pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin, kurse tani ai na akuzon publikisht pa patur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë, se shpërblejmë njerëz për t’ju kundërvënë Saliut”, shprehet motra e Fatmir Haklajt.
E pyetur se si filloi konflikti midis Berishës dhe vëllezërve të saj, Zylfija pretendon se shkak është bërë refuzimi i Fatmir Haklajt për të mbështetur ish-presidentin në vitin 1997, kur shpërtheu skandali i firmave piramidale dhe u hapen depot e armatimit.