Flash News

KRYESORE

Flet për herë të parë nëna e Moisi Habilaj: Djemtë e mi janë të pafajshëm, janë marrë me ...

Flet për herë të parë nëna e Moisi Habilaj: Djemtë

Top Channel ka realizuar një reportazh në Babicë, fshatin i cili u bë i njohur pas publikimit të dosjes Habilaj. Në këtë reportazh ka folur edhe nëna e tre vëllezërve Habilaj.

Ajo mohoi në mënyrë kategorike që djemtë e saj të jenë marrë me punë të paligjshme.

Nëna e Moisi Habilajt ka rrëfyer mes lotëve se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe djemtë kanë punuar me trageti perimesh.

“Djemtë e mi edhe unë kemi punuar me serat e perimeve”, tha ajo.

Ndërkohë, nusja e Florian Habilaj publikoi disa shkresa që sipas saj tregojnë kreditë që vëllezrit Habilaj kishin marrë dhe me të cilat kishin ndërtuar disa biznese, lokal dhe pikë karburanit.

Të fundit