Flash News

KRYESORE

Flet Përparim Kabo: Pse s’duhet shembur Teatri, financimi i godinës së re një farsë e pështirë

Flet Përparim Kabo: Pse s’duhet shembur Teatri, financimi i

Anëtari i bordit të Teatrit Kombëtar, profesor Përparim Kabo ka komentuar një nga çështjet më të debatuara së fundmi, godinën e TK dhe projektin e ri.

Në një intervistë për “Panorama”, Kabo shprehet kundër projektit të ri, pasi e konsideron godinën e vjetër si pjesë të kujtesës dhe historisë së shqiptarëve.

“Unë e dua teatrin sepse ai është pjesë e historisë sonë kombëtare, e nëse kësaj historie i shembet streha dhe thuhet se mbi atë “strehë rrënojë” do të ngrihet një e re, këtu ka diçka që nuk shkon. Mund të ngrihet edhe atje ku është ekzistuesi, në mes të oborrit, por jo të shembet ajo godinë unikale”, u shpreh Kabo.  

Profesori komenton projektin e ri të prezantuar dy ditë më parë nga Rama, duke e cilësuar atë një si një farsë të pështirë.

“Rama dhe Mirela Kumbaro do të shkruhen në histori nëse teatri shembet. Financimi është një farsë e pështirë po ashtu. Një shtet që nuk ka para vetë për teatrin tregon se në atë shtet nuk ka dashur për atë lloj arti”, shprehet ndër të tjera Përparim Kabo.

Të fundit