Flash News

KRYESORE

Flet politikani serb: Kemi gabuar me shqiptarët

Flet politikani serb: Kemi gabuar me shqiptarët

Njëri nga liderët e serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç ka thënë se diplomacia dhe politika e serbisë vazhdimisht i ka nënçmuar shqiptarët, dhe sipas tij ky ishte gabimi më i madh historik.

“Ne kemi shumë paragjykime për shqiptarët, por në fakt nuk dimë shumë për ta. Për historinë e tyre, për kulturën, traditën dhe të tjerat”, ka thënë Ivanoviç, njofton ‘Blic’.

Sipas tij, politika serbe ka menduar se shqiptarët kanë qasje tradicionale dhe nuk mund të jetojnë me të tjerët, e këtu është bërë edhe gabimi, vlerëson Oliver Ivanoviç.

Tutje ai u shpreh se dy etnitë edhe mund të jetojnë bashkë në një rrethanë të caktuar.

“Mendoj se serbët dhe shqiptarët mund të bashkëjetojnë vetëm kur gjendet interes i madh i përbashkët”, ka thënë Ivanoviç, duke shtuar se “realiteti i ri në Kosovë, çdo ditë e më shumë ka filluar të pranohet nga serbët. Sidomos nga ata serbë që jetojnë në Kosovë”.

 

Të fundit