Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Flet presidenti i KE, Juncker: Nuk do ketë anëtarësime të reja, vendet kandidate të përmbushin kriteret
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, mbajti sot fjalën e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg. Në fjalën vjetore për gjendjen e Unionit, Juncker u ndal te vizioni i tij për të ardhmen e BE-së. Ndër të tjera, Presidenti i KE u ndal edhe te zgjerimi, duke thënë se “nëse duam paqe në fqinjësi, duhet të mbajmë perspektivë të besueshme të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Duke folur për zgjerimin, Juncker tha se nuk do të ketë asgjë deri në fund të mandatit të tij, sepse asnjë nga vendet kandidatë nuk do të jetë i gatshëm për anëtarësim. Por, shtoi më tej ai, në vitet pas këtij mandati, Bashkimi Evropian do të ketë më shumë se 27 anëtarë, sa ka tani. Juncker rikujtoi se shtetet kandidate duhet t’i përmbushin kriteret, sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Kjo, sipas tij, do të thotë se Turqia, nuk mund të bëhet anëtare e BE-së në një të ardhme të afërt, sepse nuk respekton vlerat e lirisë dhe sundimin e ligjit. Ai ftoi Turqinë që t’i lirojë të gjithë gazetarët evropian që mban në arrest, por edhe të gjithë gazetarët tjerë. Po ashtu, ka ftuar Turqinë që t’i ndërpresë akuzat për fashizëm ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Presidenti i Komisionit Evropian, duke folur për largimin e Britanisë së madhe nga BE-ja, tha se ky shtet do të pendohet për një veprim të tillë. Ai tha se pranvera e vitit 2019, kur Britania do të duhej të largohej nga BE-ja, do të jetë një datë tragjike. Por, shtoi ai, Evropa e 27 vendeve anëtare, do ta shfrytëzojë këtë rast për të ndërtuar një të ardhme të qartë të Bashkimit Evropian.
Juncker bëri ftesë për më shumë solidaritet rreth migrimit dhe ftoi që të gjithë ata, të cilët nuk i përmbushin kushtet për strehim në BE të kthehen në vendet e tyre. U bëri ftesë shteteve anëtare që më shpejt të shkëmbejnë të dhënat për luftëtarët e huaj dhe të dyshuarit për terrorizëm.
Për të pasur më shumë efikasitet në politikën e përbashkët të jashtëm BE-ja duhet të ketë edhe disa fusha ku vendimet në Këshill do të miratohen me shumicë të kualifikuar e jo vetëm me konsensus.