Një ditë më parë u raportua lajmi se një shtetas shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun “Koridalo” në Greqi. Viktima u identifikua si Gëzim Shekaj nga Vlora, 33-vjeç.
Për mediat greke ka folur një mik i viktimës i quajtur, Fisnik Hasi, i cili është shprehur se përgjatë 20 ditëve, 33-vjeçari, është mbajtur përtej dënimit në burg, i janë injektuar gjilpëra vazhdimisht.
“Shoku im i burgut, Gëzim Shekaj është gjetur i varur. Mjekët grekë i kanë injektuar 4 gjilpëra. Ai është keqtrajtuar në burg. Grekët nuk donin që ai të dilte i gjallë”, është shprehur Hasi, që ka qenë në të njëjtën qeli me 33-vjeçarin nga Vlora.
Ai ka akuzuar policinë greke e cila, sipas tij, po përpiqet që të mbajë të fshehtë ngjarjen.
Discussion about this post