Flash News

KRYESORE

Flet Shpëtim Idrizi, tregon pse nuk është shfaqur në media këto muaj

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka thyer heshtjen disa mujore duke u shfaqur fillimisht në ceremoninën e përvjetorit të shoqatës ‘Çamëria’ ndërkohë që mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në televizionin Fax News.

I pyetur për mungesën e gjatë në publik, Idrizi tha se pas përfundimit të zgjedhjeve dhe deri më tani ka qenë një kohë reflektimi.

“Ka qenë kohë reflektimi, për të parë se ku ka qenë gabimi dhe defektet tona, sigurisht edhe për ta ristartuar PDIU-në dhe shoqatën ‘Çamëria’ në kushtet e reja”, tha Idrizi duke thënë se së shpejti do të nis edhe ristruklturimi i partisë në të gjitha nivelet. Kreu i PDIU-së u shpreh gjithashtu se do të vijojë të jetë në politikë.

 

Të fundit