Flash News

KRYESORE

Flet vëllai i të ekzekutuarit në Shkodër: Policia bashkëpunon me bandat, prej tre javësh na ka ngujuar shteti

Flet vëllai i të ekzekutuarit në Shkodër: Policia

Mustafa Lici, vëllai i Fatbardh Licit i cili u ekzekutua në Shkodër tre javë më parë, tha se qyteti po vuan një diktaturë të madhe.

Duke ju referuar ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në Shkodër muajt e fundit, Lici akuzoi policinë se po bashkëpunon me bandat.

“Vrasjet këtu në Shkodër janë kryer policia në bashkëpunim me bandat. Sa të jetë kjo polici nuk do të ketë as edhe një zbardhje sepse kjo polici është në mbështetje të bandave të qytetit të Shkodrës.

Këto banda kanë marrë forcë nga policia. Këto banda kanë marrë përsipër të dhunojnë zgjedhjet e lira e të ndershme, të terrorizojnë familjarë të ndryshëm”, tha Lici.

Më tej, ai shtoi se familja e tij po terrorizohet dhe se prej tre javësh anëtarët e familjes janë ngujuar.

“Rasti i fundit i vrasjes Ferracaku, kanë marrë dy fëmijë, njëri 15 dhe tjetri 16-vjeç. 16-vjeçari është djali im, e marrin këtu dhe e mbajnë tre-katër orë

Ne jemi në ngujim, mua më kanë vrarë vëllanë, jemi të ngujuar qëndrojmë në shtëpi se nuk jemi në gjendje të lëvizim pragun e derës. Ky shtet po krijon trysni ndaj familjes tonë dhe disa familjeve të tjera.

Bandat kanë vënë aq shumë pare se blejnë çdo lloj shefi, çdo lloj zëvendësshefi, çdo lloj polici. Më vjen keq për qytetarët e Shkodrës se po përdoret trysni e madhe. Më vjen keq për të gjithë të humburit e qytetit të Shkodrës, më vjen keq për të gjitha viktimat.

Unë dhe familja ime deri dje kemi ushtruar aktivitetet tona shumë të lira, kemi tre javë mbas vrasjes që jemi të ngujuar, jo se na kanë ngujuar bandat, na ka ngujuar shteti. Në krye të orëve shteti sillet me furgon rreth e përqark shtëpisë time, 2-3 furgona. Po cenohen të drejtat e një familjeje. Çdo incident që kryhet në Shkodër, çdo fishek që gjuhet në Shkodër, pa vrasje ose asnjë, menjëherë rrethohet familja”, u shpreh ndër të tjerash Mustafa Lici.

 

Të fundit