Flash News

KRYESORE

Flet vullnetarja e parë tek e cila po testohet vaksina kundër COVID-19

Flet vullnetarja e parë tek e cila po testohet vaksina kundër COVID-19

Zyrtarët amerikanë dje dhanë lajmin se ka nisur testimi i një vaksine kundër COVID-19, e cila është krijuar nga kompania Moderna dhe The National Institutes of Health.

E reja Jennifer Haller është vullnetarja e parë tek e cila është testuar vaksina. Haller ka folur për CNN ku tregoi se ajo e mori vendimin për të qenë vullnetare për këtë testim pasi ndihej e padobishme.  Ajo theksoi se vaksina nuk përmban mostra të koronavirusit, që do të thotë se ajo nuk është e infektuar. Ndërsa në një intervistë për MSNBC, Heller u shpreh se duhet të regjistrojë vazhdimisht temperaturën, të shënojë simptomat që mund të ketë, efektet anësore.

Heller po qëndron nën mbikqyrjen e mjekëve dhe shëndeti i saj do të monitorohet për 14 muaj.

Studiuesit duan të kuptojnë nëse vaksina ka efekte anësore të rënda dhe nëse jo, të vijojnë me testimin në shkallë më të madhe për të kuptuar efikasitetin. Nevojiten 12-18 muaj për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re.

Të fundit