Flash News

KRYESORE

Fletarresti për Vangjush Dakon, Basha: Kush ndërhyri të mos vihet në pranga

Fletarresti për Vangjush Dakon, Basha: Kush ndërhyri të mos vihet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në një konferencë shtypi, kur u pyet lidhur me fletarrestin për kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Basha u përgjigj duke thënë se PD ka dy vjet që e ka denoncuar këtë dosje dhe se figurojnë prova në Prokurori se Dako është një nga personat kyç që bashkëpunon me grupet kriminale për pazare votash, kryesisht në zgjedhjet e 2017-ës.

“Dako figuron qartësisht si një nga personat kyç të bashkëpunimit me bandën e Avdylajve dhe tjera në Durrës, ku në këmbim të mbështetjes së votave me para apo kërcënimeve, do të jepte favore, tendera, të ndikojë që të mos i hyjë gjemb në këmbë, e kush të jetë në burg të lirohet.

Këto janë fakte që i kemi bërë publike tash dy vjet.

E reja është se figurojnë si prova zyrtare të dosjes hetimore 339, dosja nuk është e vetmja, ka edhe dosjen e Dibrës, ka hetime në Elbasan, ku deputetët ministrat e kryebashkiakët e PS që janë kapur në pazare votash me bandat për zgjedhjet e 2017.

Pyetja që duhet të bëni është se kush ka ndërhyrë që të mos arrestohet? Apo po ushtrohet presion politikë për të shkatërruar prova për ta mbrojtur Dakon? Në provat e prokurorisë rezulton i përfshirë për të sjellë vota të paligjshme për PS”, u shpreh Basha.

Të fundit