Flash News

KRYESORE

Fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, Prokuroria kërkon ta marrë në pyetje

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Burime për Report Tv konfirmojnë fletëthirrjen e organit të akuzës dhe pohojnë se Shkëlzen Berisha do pyetet për çështjen "CEZ". Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te shoqëria çeke "CEZ". 

Shkëlzen Berisha u thërrit tre herë nga komisioni hetimor parlamentar për skandalin "CEZ", por në të tria  prezencat përpara këtij komisioni nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar të bëjë edhe betimin.  (Report Tv)

Të fundit