All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Flick: Nëse Bayern vendos kundër meje, nuk është fundi i botës

Flick: Nëse Bayern vendos kundër meje, nuk është fundi i
All - Paragraf - 1

Bayern nesër luan me Paderbornin në Bundesligë dhe sot trajneri Hansi Flick tha një konferencë për shtyp para këtij takimi. Javën tjetër bavarezët kanë Champions League, aty ku do të ndeshen me një rival të fortë si Chelsea.

All - Paragraf - 3

Flick njoftoi gazetarët se nesër titullar si mbrojtës i djathtë do të jetë Odriozola, lojtari i huazuar në janar nga Real Madridi. Ndërkohë, foli për synimet e tij si trajner i parë i rekordmenëve të Bundesligës.

“Duam të konkurrojmë për të tre trofetë. Bayern do të marrë kohën e tij për të vendosur nëse unë duhet të vazhdoj si trajner. Edhe nëse nuk jam unë i përzgjedhuri i drejtuesve, nuk është fundi i botës. Duhet të bëjmë një sezon të mirë”, u shpreh Flick.

I pyetur për krahasimet e tij me Pep Guardiolën, Flick theksoi se “Pep është trajneri më i mirë në botë”. “E kam takuar kur isha në Federatë dhe e vlerësoj shumë. Ai është frymëzues për shumë trajnerë, por secili duhet të ndjekë filozofinë e tij”.

Të fundit