Flick nuk bind 100%, Bayern mendon një trajner gjerman

Bayern duket se ka frikë ta caktojë trajnerin Hans-Dieter Flick me kontratë afatgjatë si trajner i parë. Ish-asistenti i Joachim Low po punon mirë te Bayern, por drejtuesit e klubit gjerman ende nuk janë bindur. Ata duan një trajner relativisht me përvojë dhe me ide të reja.

Le10Sport raporton se emri më i mundshëm për stolin bavarez është Thomas Tuchel. 46-vjeçari drejton PSG-në prej verës së vitit 2018. Gjermani atje ka nuk ka arritur suksesin e shumëdëshiruar të parisienëve, Champions League.

Në Paris nuk është se kanë ndonjë simpati të madhe për të, kështu që kalimi te Bayern nuk duket aspak i pamundur. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i shefit ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge.