Flor Binaj i zhgënjyer me Top Channel: Dëshpërim që sot promovohen antivlerat

Dje, në Top Channel është transmetuar episodi i arë i emisionit më të ri “Aventurierët”.

“Aventurierët” është një reality show me protagonistë shtatë të rinj që nisen drejt Spillesë për të jetuar në një shtëpi dhe për të punuar në një bar pranë plazhit. Atyre nuk u lejohen telefonat, rrjetet sociale dhe duhet të ndjekin urdhrat e menaxherit.

Por nuk është pritur dhe aq mirë nga audienca që e ka komentuar negativisht në Youtube, edhe pse është klikuar goxha. Njëjtë, ky realit ka zhgënjyer shumë Florjan Binajn, aktorin e “Portokallisë” i cili pas transmetimit të këtij reality show, është shprehur përmes rrjeteve sociale.

“TV duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi.Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në TV promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye..” – ka shkruar aktori..