Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Endri Shabani
Florenci ka lindur ne vitin 1994, me Sali Berishen president, dhe ka qene 5 vjec kur Rama ishte minister dhe Meta kryeminister. Ai iku nga kjo jete, ende me Ramen kryeminister, Meten president dhe Berishen me aktiv se c’duhet ne politiken shqiptare.
I lindur me shume mundesi nga dy prinder qe ishin studente kur regjimi hoxhist u shkermoq, dhe kur Evropa dukej (ende) nje enderr e prekshme. Nga dy prinder qe nuk do ta mendonin kurre se edhe tre dekada me vone ky vend do te ishte nje makth pa kthim per femijet e tyre. Ne nje vend ku femijet e lindur mbas renies se diktatures do te ishin gati te benin gjithcka per te ikur e per te mos u kthyer me kurre mbrapsh. Te pakten jo te gjalle...
Ne boten e sotme me miliona te rinj ikin larg vendit te tyre te lindjes dhe nuk eshte e rralle qe edhe te humbasin edhe jeten, qofte kjo ne aksidente, ne vetevrasje apo ne nje mije menyra te tjera. Por Florenci nuk eshte thjesht nje i ri qe iku ne emigrim. Florenci nuk eshte as thjesht nje i ri qe u largua ne menyre te parakohshme nga jeta. Ai eshte nje viktime e nje shteti qe nuk ofron me asnje alternative per qytetaret e vet.
Si Florenci qindra mijera shqiptare i kane syte per nga llotaria Amerikane. Nje pjese e mire e te cileve duan te marrin shtetesine Amerikane, per te ardhur dhe jetuar serish ne Shqiperi. Pra jo sepse duan te largohen nga Shqiperia, por sepse duan nje shtet qe t’i mbroje. Duan nje shtet qe te mos i lere jetim rrugeve te botes. Duan nje shtet qe te mos i shohe si barre, apo t’i tregetoje per interesa te vogla te elites politike.
Ky shtet, fatkeqesisht, per 99 % te shqiptareve, nuk eshte shteti per te cilin gjysherit e tyre luftuan me gjithefaresoj pushtuesish, te ardhur nga Lindja ne Perendim. Ky shtet, fatkeqesisht, nuk eshte shteti per te cilin prinderit e tyre dhane vitet me te mira te jetes per te ndertuar. Ky shtet, per pjesen me te madhe te shqiptareve, eshte cdo shtet tjeter i Evropes qe do i pranonte ata si azilante, si punetore, apo edhe si skllever.
Sepse shteti per te cilin me disa breza shqiptaret kane investuar eshte grabitur nga nje tufe te pangopurish qe jetojne neper kodra perrallore. Sepse shteti yne, eshte nje placke qe kalon sa nga nje bande politike ne tjetren, pa arritur kurre te vihet ne sherbim te atyre njerezve te palodhur qe ende, sot e kesaj dite, e mbajne mbi supe me punen e tyre.
Florenci ishte femija e dy prinderve te zakonshem. Ai nuk mund te ishte kurresesi djali i ndonje ministri apo deputeti, sepse djemte e tyre nuk levizin pa dokumente ne Evrope. Femijet e tyre nuk iu fshihen policise, apo te struken neper kampe refugjatesh. Femijet e tyre jetojne ne shtepi perrallore qe paguhen me parate e shqiptareve. Femijet e tyre ne fakt iu bejne karshellek policise Evropiane duke iu permendur cmimin e syzeve apo brekeve qe kane veshur (sigurisht edhe keto te blera me parate e shqiptareve).
Florenci ishte nje nga ne, qe pasi ka humbur cdo shprese nga shteti i tij, kerkoi te ndertonte jeten diku larg familjes se tij, larg miqve te tij, larg vendit ku ishte rritur. Ai ishte i gatshem te perballej me te gjitha veshtiresite e jetes se emigrantit, perfshi edhe diskriminimin dhe trajtimin e pabarabarte qe hasin shqiptaret sot ne Evrope, jo sepse i mungonte respekti per veten, por sepse edhe ne vendin e tij ai ishte i diskriminuar dhe i izoluar nga pasurite e medha qe ka ky vend.
Dhjetra mijera te rinj, mosha e Florencit, ikin nga ky vend cdo dite per te gjetur nje jete me te mire ne dyert e Evropes. Me prinder qe shesin edhe shpirtin vetem e vetem per t’i derguar ata diku ne Evrope, me shpresen e vetme qe ata te mos kthehen me kurre ketu. Ketu, ne vendin e vet, ne shtepine e vet. Sepse prinderit shqiptare e dine mire se ne kete vend vetem 1% mund te beje nje jete per te qene. Te tjeret kane si alternative ose te ikin nga syte kembet, ose t’i dorezohen te pangopurve qe jane ne krye te shtetit, ose te ikin nje here e pergjithmone nga kjo jete...
Une nuk e di se cfare ka ndodhur me Florencin. Nuk jam as prokuror dhe as gjyqtar per ta ditur. Por nuk mund te mos them se jam i mllefosur kur shoh nje shtet qe ne te njejten dite qe i tregon dhembet botes per te drejtat e qytetareve te lindjes se mesme, nuk ve ujin ne zjarr per jeten e nje shtetasi te tij. Nje te riu qe pasi ka humbur cdo shprese per nje jete dinjitoze ne vendin e tij, humb jeten ne rrethana misterioze ne mes te Evropes.
Florenci nuk vrau njeri. Nuk shiti droge. Nuk vodhi. Nuk kercenoi njeri. Ai thjesht donte te punonte ne nje vend qe ofron pune. Florenci ishte i palodhur. Mirepo ai nuk gezoi mbrojtjen, dhe me sa duket as respektin, e shtetit tone, qe perpara se te bente detyren, u turr te fajesonte me shume viktimen se sa xhelatet e mundshem te tij.
Ashtu si Florenci miliona shqiptare qe enden neper bote nuk kane nga mbrapa nje shtet qe t’i mbroje, nje shtet qe tu garantoje te trajtohen si qytetare normal. Nje shtet qe te luftoje per t’i garantuar respektimin e te drejtave themeltare te njeriut ne cdo pike te globit qe te ndodhen.
Por ky shtet ka para per te riatdhesuar shqiptaret qe kerkojne pune gjetke, ama nuk ka para per te sjelle mbrapsh kufomat e tyre. Nje shtet qe hesht para padrejesive dhe keqtrajtimit te qytetareve te vet. Hesht perpara abuzimit qe bejne te tjeret me te drejtat themeltare te tyre. Hesht per cdo gje! Por flet vetem per te kerkuar nga vendet e BE-se qe te jene edhe me agresiv me emigrantet shqiptar (besoj nuk e ke harruar zv.ministren e brendshme qe i thoshte anglezeve behuni te ashper si francezet).
Ky shtet nuk na perfaqeson me, por zgjidhja nuk eshte as braktisja e shtepise sone, as dorezimi perballe te pangopurve dhe as vetevrasja. Zgjidhja e vetme qe na mbetet eshte te behemi bashke si shoqeri, pa partite politike, pa politikane, pa qeveritare me kollare. Te behemi bashke per te kuptuar qe vetem sebashku mund te zbythim kete klase parazitare politike qe kemi 27 vjet qe e mbajme mbi shpine, sebashku me vilat, makinat dhe tekat e tyre.
Zgjidhja nuk eshte te heqim dore nga politika dhe qeverisja e vendit tone, por te behemi edhe me aktiv per te kerkuar drejtesi, duke shfrytezuar te gjitha hapesirat ligjore aty ku jane, dhe per te hapur shtigje te reja aty ku mungojne. Te behemi bashke per ta marre mbrapsh shtetin tone, pasurine e perbashket dhe te ardhmen e ketij vendi. Te behemi bashke qe te rinjte e tjere, mosha e Florencit, te kene nje alternative per te jetuar ne kete vend.
*Linku i shkrimit në blogun e autorit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38