Flash News

KRYESORE

Florentino Perez përzgjedh Allegrin, Zidane mund të rikthehet tek Juventus

Florentino Perez përzgjedh Allegrin, Zidane mund të rikthehet tek

Tekniku i ekipit të Juventusit, Massimiliano Allegri, është përzgjedhur nga Florentino Perez si trajneri i cili do të drejtojë "Los Blancos" duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Sipas “El Chiringuito Tv”, pas refuzimit që i bërë një vit më parë, Allegri ka pranuar më në fund ofertën e presidentit të Realit të Madridit.

Massimiliano Allegri ka një kontratë të vlefshme me Juven deri në vitin 2020, nëse këtë vit së bashku me Ronaldon arrin të fitojë Champions League, atëherë mund të largohej nga Torino pa shumë problem.

Ndërkohë, mediat spanjolle theksojnë se Juve nuk do ta kishte shumë problem të zëvendësonte Allegrin pasi Zinedin Zidane është gati të rikthehet tek klubi ku u bë i famshëm.

Të fundit