Flash News

KRYESORE

Florenzi drejt largimit, Hysaj i zë vendin që në janar?

Florenzi drejt largimit, Hysaj i zë vendin që në janar?

Elseid Hysaj nuk ka shpresa për të vijuar te Napoli. U duk se problemi i tij ishte Carlo Ancelotti, por edhe me largimin e teknikut të madh italian situata duket e njëjtë.

Gennaro Gattuso nuk mund t'i garantojë një vend titullari mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Ai po mendon largimin. E ardhmja e shkodranit është e lidhur me atë të Florenzit nga Roma. Hysaj mund t'iu bashkohet verdhekuqve në rast se ata do ta largojnë nga skuadra italianin.

Meqë Florenzi synon një vend në kombëtaren italiane, ai do të kërkojë largimin që në janar dhe kryeqytetasit kanë shënjestruar Hysajn si pasuesin e tij. Nuk dihen ende kostot e transferimit, por shihet si një gjë e kryer.

Të fundit