Flash News

KRYESORE

Flori me një tjetër emision në Top Channel, moderatori jep detaje

Flori me një tjetër emision në Top Channel, moderatori jep detaje

Në fillim të janarit në ekranin e Top Channel do të nisë një emision i ri dhe Florian Agalliu do të jetë prezantuesi kryesor i këtij emisioni. Sipas "Prive" Flori po punon për një reality show të titulluar “Dita e parë e punës”.

‘Dita e parë e punës’ do të shoqërojë teleshikuesit për plot 12 javë rresht dhe puna për xhirimet e puntatave tashmë ka nisur.

Ndërsa për revistën "ËHO" Flori ka thënë se:

“Ne ndjekim në ditën e parë të punës një personazh i cili fillon punë për herë të parë dhe shkon në një kompani të re. Gjithë përballja që duhet të bëjë ai me secilin prej drejtuesve në vendin e punës ku ka aplikuar do të mbulohet nga aktorët tanë që do të përpiqen të krijojnë situata konkrete komike dhe të këndshme për ta kthyer ditën e parë të punës në diçka ndryshe”, ka thënë ai për “Ëho”.

Të fundit