Flash News

KRYESORE

Flori Mumajesi jep lajmin e keq për fansat: Anulloj të gjitha koncertet, nuk ja dola dot

Flori Mumajesi jep lajmin e keq për fansat: Anulloj të gjitha

Kantautori Flori Mumajesi ka anuluar koncertet e planifikuara për t’i mbajtur këtë periudhë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ishte vetë këngëtari që përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, njofton se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, nga një dëmtim që ka pësuar në kraharor.

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert. Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive.Ju dua”, – shkruan Flori.

Të fundit