Flash News

KRYESORE

Flori për kolegët që nuk u kualifikuan: Hidhuni sa të doni. Kënga është e bukur, se luan as topi

Flori për kolegët që nuk u kualifikuan: Hidhuni sa të doni.
Sonte është finalja  e"Kënga Magjike" dhe Flori Mumajesi është kualifikuar për finalen e madhe, duke u bërë kështu dhe pretendent për çmimin e madh. Flori mesa duket ka shumë vetëbesim për këngën me të cilën është përfaqësuar pasi publiku e ka pritur shumë mirë por edhe performaca e tij ka qenë shumë dinjitoze. Dhe kjo e bën Florin të ketë shumë besim në produktin e tij muzikor për këtë vit jubilar të 'Këngës Magjike'. Në një video të postuar në Instagram, Flori ka dhënë një mesazh për kolegët e tij që nuk janë kualifikuar. Nga ajo që thotë Flori, mesa duket ndonjë nga të skualifikuarit ka reaguar kundër Florit. "Fap, fap ikën ditët dhe sonte do të jemi në finalen e ‘Kënga Magjike’. Një rrugëtim plot dashuri, plot muzikë, plot emocione, sidomos për ata që janë kualifikuar në natën finale. Unë këtë video po e bëj për ata që nuk janë kualifikuar. Edhe sikur të hidhemi poshtë e lartë, kënga e bukur mbetet, s’kemi ç’ti bëjmë. Se luan topi këtë! Kështu që mos u mërzisni, jeta vazhdon. Bëni këngë të bukura dhe ato do të mbeten. Sa për mua personalisht sonte, kam të njëjtin parim. Fitorja më e madhe jeni ju që e bëni këngën pjesë tuajën. Sigurisht, që çdokush në garë do të fitojë, por nëse kënga nuk mbetet, sa vlerë ka një fitore. Zero! Ju faleminderit të gjithëve, çfarëdo që të ndodhë sonte, unë ju kam fituar juve,"- ka thënë Flori në videon e postuar në Instagram.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Të fundit