Flash News

KRYESORE

Florian Binaj flet për fëmijët: Puna s’më lë të jem një baba i mirë

Aktori i humborit Florjan Binaj, ose siç njihet ndryshe nga publiku ‘Polici i Portokallisë’, ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e re”, ku ka folur edhe për marëdhënien me fëmijët e tij.

Ai është shprehur se fëmija është gjëja më e bukur në jetë.

“Kur bëhesh me fëmijë e kupton që nuk ka gjë më të bukur në jetë, sidomos me vajzën e kam përjetuar jashtë mase bukur. Rrija e shikoja dhe i thoja, ku ke qenë më parë?”, ka thënë Flori.

Ai gjithashtu ka theksuar se përpiqet të jetë një baba i mirë, por puna nuk i lë shumë kohë.

“Unë përpiqem të jem një baba i mirë. Të jem shumë prezent por puna nuk më le shumë kohë, përpiqem të krijojë shumë lojra në shtëpi”, ka treguar aktori i humorit.

Të fundit