Flash News

KRYESORE

Florjon Mima për milionat në ‘Toyota’: Është cikël i mirëmenduar, pastrohen në ndërtim

Florjon Mima për milionat në ‘Toyota’: Është

Deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima ka akuzuar mazhorancën e majtë në mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, se ka krijuar një cikël që nga mbjellja e kanabisit dhe deri te pastrimi i parave që vijnë nga ky aktivitet i paligjshëm.

Duke iu referuar edhe sekuestrimit të 3.5 milionë eurove brenda një ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit, Mima tha se paratë e pista pastrohen në ndërtim, ndërkohë që sasia e tyre është aq e madhe sa tronditin edhe parametrat monetarë dhe fiskalë të vendit.

“Ju vazhdoni të qeshni, po ky është një cikël i mirëmenduar nga ana juaj dhe vazhdon nga kanabisi, me shpëlarjen e parave të pista, nëpërmjet një aktiviteti kryesor që është ndërtimi. Opozita ju ka thënë me kohë që bumi i lejeve të ndërtimit në këtë kohë nuk është tjetër përveç materializmi për të shpëlarë këto para, që janë aq shumë sa trondisin edhe parametrat monetarë dhe fiskalë të vendit”, u shpreh deputeti demokrat.

Të fundit