Flash News

KRYESORE

Fluks automjetesh në drejtim të Durrësit, policia paralajmëron për pasdite

Fluks automjetesh në drejtim të Durrësit, policia

Dita e sotme ka shënuar një fluks të madh njerëzish të cilët i janë drejtuar bregdetit të Durrësit. Për këtë policia rrugore u apelon drejtuesit e mjeteve që të shmangin oraret e pikut.

Policia rrugore u kërkon shoferëve të jenë të kujdesshëm në kontrollin e mjetit.

“Gjatë pasdites pritet një fluks i madh mjetesh në kthim nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës dhe Durrësit. U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të nisen në orare të përshtatshmë për të shmangur fluksin. Kërkojmë nga ato të jenë të kujdesshëm në kontrollin e mjetit dhe sqarojmë se do ketë forca të shtuara policie në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

 

 

Të fundit