Flash News

KRYESORE

Fluks pacientësh te Urgjenca e spitalit Universitar të Traumës, mbi 100 persona në 24 orë

Fluks pacientësh te Urgjenca e spitalit Universitar të Traumës,

Në një ditë të vetme në këtë shërbime priten mbi 100 pacientët që vijnë me trauma të ndryshme, aksidente rrugore, aksidente në punë, konflikte deri në plagosje me armë zjarri.

Për të përballuar fluksin e traumave gjatë verës, të cilat janë edhe të shpeshta për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve, ka detyruar urgjencën e spitalit Universitar të Traumës të punojë me staf të dubluar, njofton “Ora News”. Drejtori i këtij institucioni spitalor, Gjovalin Bushi, tha se personeli, sidomos ai i urgjencës do të operojë sipas një kalendari të përcaktuar.

Sipas Bushit, “Pavarësisht se jemi në rikonstruksion, numri i interventeve është më i madh se vitet e tjera. Është mbuluar me staf mjekësor të dubluar, vazhdimisht”.

Aktualisht spitali i Traumës po i nënshtrohet një sërë rikonstruksionesh me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Me mbështetjen e një kredie italiane, sot Spitali i Traumës ka çdo lloj aparature të re. Plus pjesën e infrastrukturës. Ne kemi përfunduar një repart fizioterapie që është komplet i ri. Kemi rikonstruktuar ambientet e urgjencës. Kemi hapur një sallë ku sterilizohen të gjitha mjetet kirurgjikale”, thot; Bushi.

Në një ditë të vetme në këtë shërbime priten mbi 100 pacientët që vijnë me trauma të ndryshme, aksidente rrugore, aksidente në punë, konflikte deri në plagosje me armë zjarri.

 

Të fundit