Flash News

KRYESORE

Flutura Açka solidarizohet me Lubonjën: Mua më trazuan deri te humbja e djalit

Flutura Açka solidarizohet me Lubonjën: Mua më trazuan deri te

Shkrimtarja Flutura Açka, duke marrë shkas nga sulmi ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja, shprehet e indinjuar me lirinë e mediave në Shqipëri.

Açka zbulon se ka pasur raste që edhe atë e kanë sulmuar për shkak të qëndrimeve të saj, deri në përmendjen e djalit 18-vjeçarë që humbi jetën disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

“Ne, shqiptarët, se si po bëhemi, ‘armiq’ të pabukur të demokracisë sonë”, mbyll ajo postimin në ‘Facebook’.

Statusi i plotë:

Çfarë hendeku mes bukurisë shqiptare dhe sjelljes sonë shqiptare. Makina e Fatos Lubonjës e dhunuar sepse nuk bën kompromis me fjalën e tij, gazetarë të kërcënuar që i ikin Shqipërisë përditë, censurë një emisioni investigativ pse thotë të vërtetën, protestues të lirë të Teatrit, dhe jo vetëm, që thirren barbarë.

Jam e sigurtë që pas një shkrimi të shkëlqyer që lexova sot nga Mustafa Nano mbi lehtësinë e papërballueshme të një imami, mund ta ndjekë ndonjë fatëa alla shqiptare.

Mua vetë shpesh më kanë lënduar - deri duke më trazuar te humbja e djalit - pse kam thënë çfarë kam menduar. Si do të bëjmë demokraci me ligje kundër fjalës së lirë?! Vite të shkuara kur "Corriere della Sera" ishte në prag falimentimi, qeveria italiane ndihmoi financiarisht në ringritjen e saj, sepse, pa fjalën e lirë, pa "armikun e bukur" çdo demokraci vdes. Ne, shqiptarët, se si po bëhemi, "armiq" të pabukur të demokracisë sonë.

Të fundit