Flash News

KRYESORE

Flutura Açka: Trepça, nuk është si Bulqiza, e privatizuar nga pushtetarët bastardë …

Flutura Açka: Trepça, nuk është si Bulqiza, e

Shkrimtarja dhe botuesja Flutura  Açka ka postuar në rrjetin facebook një foto me një minator nga Trepça e Kosovës, për të cilin shkruan edhe disa rreshta, me dedikimin se “të tillë djem, e lumja Kosovë ka plot. Emrin nuk ia di këtij djali të vyer, por ai ka të gjithë dashurinë time”. Për Açkën pushime nuk janë vetëm ato në det, por edhe duke vizituar Kosovën, Trepçën dhe nënvizuar një fakt domethënës, Trepça nuk është si Bulqiza, ku çdo politikan që vjen në pushtet e privatizon nga një brimë. Jo, Trepçe është zemra e Kosovës…”. Ja postimi i shkrimtares Flutura Açka:

“Kosova nuk ka det, por ka Trepçen…

Djaloshi në foto me mua, është një minator i ri i Trepçes. Sytë dhe hijeshia e tij mund të konkurrojnë çfarëdo topmodeli të superpaguar të botës së madhe. Por ai ka zgjedhur t’i shërbejë Atdheut në Trepçe, në nëntokë, sepse beson se nëntoka e Kosovës është po aq e vyer sa deti në Durrës, apo çaji në Çajup, apo të tjera pasurira që Shqipëria natyrale ka. Të tillë djem, e lumja Kosovë ka plot. Emrin nuk ia di këtij djali të vyer, por ai ka të gjithë dashurinë time. Pushimet nuk bëhen vetëm në det, por edhe të vizitosh Kosovën, të shkosh edhe në Trepçe, sepse Trepçe nuk është si Bulqiza, ku çdo politikan që vjen në pushtet e privatizon nga një brimë. Jo, Trepçe është zemra e Kosovës dhe një pasuri e jashtëzakonshme, që t’Kosovës do të dine ta ruajnë për brezat, jo për degët bastarde të pushtetarëve. Shkoni dhe vizitojeni këtë muze të mrekullueshëm gurësh, të ngjashëm për nga pasuria me gurët që kam parë në Londër, në Elbë, në Trieste, a s’di ku tjetër. Ndoshta mes vagonëve që dalin nga hyrja, do ta ndeshni edhe këtë fjalë fisnik, e shumë të dashur për mua.”

Të fundit