Flash News

KRYESORE

Fluturimi fatal, humb jetën parashutisti në Dibër

Fluturimi fatal, humb jetën parashutisti në Dibër

Një parashutist humbi jetën në Dibër si pasojë e një aksidenti, ndërsa ishte duke fluturuar. Viktima është Gëzim Elezi, 30 vjeç, i cili ishte nisur nga lartësitë e Zimurit drejt qytetit të Peshkopisë.

Sipas dëshmitarëve ndërsa ishte në ajër, si pasojë e erës së fortë ai humbi kontrollin e parashutës e u rrëzua. Viktima ishte mjaft i pasionuar pas këtij sporti ekstrem, ndërsa punonte si mësues në shkollën e mesme profesionale ‘Nazim Rrushiti’ në Peshkopi.

Elezi u gjet me shenja jete, por pavarësisht se iu dha ndihma e parë dhe u dërgua në spital, ai nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Të fundit