Flash News

KRYESORE

FMN i bën thirrje bankave qendrore për përfshirjen e parasë digjitale

FMN i bën thirrje bankave qendrore për përfshirjen e parasë

Sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, bankat qendrore duhet të konsiderojnë përfshirjen e monedhave digjitale, pasi paranë e pret një kthesë historike.

Gjatë fjalimit në Festivalin Fintech në Singapor, ajo vuri theksin tek natyra e ndryshueshme e parasë, ndërsa kërkesa për para fizike po bie në mbarë botën.

Ajo tha se bankat qendrore kanë një rol shumë të rëndësishëm për të futur në qarkullim monedhën për ekonominë digjitale të të ardhmes.

Sipas Lagarde, një para digjitale e mbështetur nga bankat qendrore do të promovonte sigurinë, privatësinë dhe koston e ulët të pagesave.

Të fundit