Flash News

KRYESORE

FMN paralajmëron: Brexit pa marrëveshje, goditje e rëndë për ekonominë britanike

FMN paralajmëron: Brexit pa marrëveshje, goditje e rëndë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se dalja nga BE pa një marrëveshje do të sillte kosto të konsiderueshme për ekonominë britanike.

Gjatë një konference për shtyp në zyrat e Thesarit në Londër, shefja ekzekutive e FMN-së, Christine Lagarde theksoi se të gjithë skenarët e Brexit-it do të sillnin kosto, por largimi pa marrëveshje do të shkaktonte rezultatin më të keq të mundshëm. Ajo shtoi se sfidat për arritjen e një marrëveshjeje mbeten “tmerruese”.

Bazuar në termat e Organizatës Botërore të Tregtisë, FMN-ja parashikon që ekonomia britanike të rritet me 1.5 përqind në vitin aktual dhe atë pasardhës, nëse nënshkruhet një marrëveshje e gjerë mbi “Brexit”-in.

Të fundit