Flash News

KRYESORE

FMN: Reformat që duhen zbatuar për të dekurajuar emigracionin e lartë

FMN: Reformat që duhen zbatuar për të dekurajuar emigracionin e

Përfaqësuesi i misionit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, Jan Kees Martijn është shprehur se mbetet ende shumë për të bërë që ekonomia shqiptare të jetë e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe sidomos amortizuese për emigracionin.

Ai tha se qeveria shqiptare duhet të zbatojë reforma strukturore në mënyrë që të dekurajojë emigracionin e lartë. Në reformat e sugjeruara ai renditi përmirësimin e klimës së biznesit, reformat në shtetin ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit.

Përfaqësuesi i FMN tha se rreziqet ndaj ekonomisë shqiptare vlerësohen në rënie. Shqipëria është ekspozuar ndaj rreziqeve nga vendet partnere në Europë, dobësitë e të cilave do të ndikonin negativisht në investimet e huaja, të ardhurat nga emigrantet dhe eksportet.

FMN sugjeroi se konsolidimi fiskal duhet përshpejtuar. Për të arritur 60 % të PBB-së, siç pretendojnë autoritet shqiptare, deri më 2021 duhen korrigjime të mëtejshme fiskale, sugjeroi eksperti i huaj, i cili la të kuptojë se nëse të ardhurat nuk rriten më shumë se ritmet aktuale dhe në rast se nuk ka rritje taksash ky objektiv që qeveria shqiptare i ka vënë vetes vështirë të realizohet.

Eksperti FMN tha se, rritja e shpejtë e PPP-ve kërkon përmirësime shtesë në të gjitha nivelet e qeverisjes, ndërsa kërkoi që rritja e detyrimeve të prapambetura duhet të trajtohet pa vonesë.

Reformat e planifikuara për ta bërë sektorin energjetik më të qëndrueshëm nga ana financiare duhet të vijojnë shtoi ai më tej.

 

Të fundit