Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
FMN shpreh shqetësimin për PPP-të e Qeverisë Shqiptare dhe efektin në borxhin publik; Kujdes me shit-blerjet e bankave!
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi Konsultimet me Shqipërinë për Nenin IV për vitin 2017. Në deklaratën me tone të forta kritike, të publikuar sot, Bordi vlerëson ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe është optimiste për të ardhmen, por shpreh shqetësimet lidhur me aftësinë e qeverisë për të vazhduar me konsolidimin fiskal dhe uljen e borxhit publik, teksa ka plane për investime të mëdha në formën e partneritetti publik-privat (PPP). FMN i ka kërkuar qeverisë të jetë më e qartë në planet e saj për të ulur borxhin, ndërsa ka tërhequr vëmendjen që të frenohet nga ulja e taksave dhe zbatimi i politikave preferenciale të taksave. FMN e vë theksin edhe në ngadalësimin e reformave të energjisë. Një tjetër element ku FMN tërheq vëmendjen është ai i procesit të konsolidimit të sistemit bankar, ku FMN ka kërkuar që “kandidatët për licenca të reja bankare duhet të kenë përvojë të përshtatshme bankare dhe të shmangin konfliktet e interesit”.
Në njoftimin zyrtar për shtyp, FMN konstaton “se ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3.4 për qind në vitin 2016 dhe vazhdon të forcohet, duke përfituar nga rritja e kërkesës së brendshme, investimet e huaja direkte të drejtpërdrejta të lidhura me energjinë dhe një rimëkëmbje e partnerëve kryesorë tregtarë të BE. Rënia e hendekut të prodhimit dhe efekti i inflacionit të lartë të importuar kanë nxitur inflacionin në më pak se 2 për qind. Rritja e përgjithshme e kredisë mbetet e kufizuar, pasi bankat vazhdojnë të pastrojnë bilancet e tyre. Dobësitë e jashtme afatshkurtra janë të kufizuara, pasi deficiti i llogarisë korente financohet kryesisht nga huamarrja koncesionare dhe hyrjet e mëdha të IHD-ve, ndërsa rezervat valutore janë të mjaftueshme.
Dobësitë fiskale dhe financiare janë ulur gjatë katër viteve të fundit. Megjithatë, ka sfida, që nga niveli i lartë i borxheve publike dhe nevojave të financimit, kredive me probleme, dhe dobësive institucionale të përhapura që pengojnë investimet. Mandati i qartë i qeverisë së re pas fitores zgjedhore në qershor, perspektiva e favorshme ekonomike dhe perspektivat për hapjen e negociatave të pranimit në BE ofrojnë një mundësi për të rifilluar zbatimin e axhendës së reformave. Objektivat kryesore të politikës në këtë moment janë ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe thellimi i reformave strukturore dhe institucionale për të përshpejtuar ritmin e konvergjencës.
Perspektiva afatmesme mbetet e favorshme. Rritja e PBB-së parashikohet të përshpejtohet në rreth 4 për qind, e nxitur nga kërkesa e vazhdueshme e brendshme, reformat që përmirësojnë klimën e biznesit dhe një rimëkëmbje më e fortë e BE-së. Pritet që inflacioni të shkojë drejt objektivit prej 3 për qind, teksa hendeku i prodhimit ngushtohet. Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet, pasi projektet energjetike që kërkonin importe të mëdha po përfundojnë, Euro Zona vazhdon të rimëkëmbet dhe investimet e huaja jo në sektorin e energjisë, të nxisin diversifikimin e eksportit. Rreziqet për opinionin janë të balancuara. Në kahun nxitës, përshepjtimi i mbështetjes së donatorëve, si rrjedhojë e procesit të anëtarësimit në BE mund të çojë në investime më të larta dhe rimëkëmbje të kredisë”.
Vlerësimi i Bordit të Drejtorëve
Sipas Nenit IV të Marrëveshjes së FMN, FMN zhvillon diskutime dypalëshe me anëtarët, zakonisht çdo vit. Një ekip i stafit viziton vendin, mbledh informacione ekonomike dhe financiare dhe diskuton me zyrtarët për zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit. Pas kthimit, stafi përgatit një raport, i cili përbën bazën për diskutim nga Bordi Ekzekutiv. Në përfundim të diskutimit, Drejtori Menaxhues, si Kryetar i Bordit, përmbledh pikëpamjet e Drejtorëve Ekzekutivë dhe kjo përmbledhje i transmetohet autoriteteve të vendit.
Sipas vlerësimit të Bordit të Drejtorëve, “ekonomia në rritje dhe mandati i qartë zgjedhor i qeverisë së re ofrojnë një mundësi të mirë për të vazhduar përpjekjet e reformës për të nxitur potencialin e rritjes së Shqipërisë, për të rritur elasticitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe forcuar sistemin financiar duke ruajtur disiplinën fiskale.
Drejtorët mbështetën nevojën për të reduktuar borxhin publik për të ndërtuar hapësirën fiskale dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Ata rekomanduan që autoritetet të konsiderojnë një rrugë konsolidimi më ambicioze dhe më të qartë. Ata gjithashtu theksuan se forcimi i institucioneve fiskale mbetet çelësi për zbutjen e rreziqeve fiskale dhe rritjen e efikasitetit. Ata vunë në dukje se menaxhimi i borxhit publik duhet të fokusohet në zgjatjen e maturitetit të borxhit publik dhe diversifikimin e bazës së investitorëve.
Drejtorët theksuan nevojën për të ardhura më të larta, duke u frenuar në uljen e normave tatimore ose dhënies së përjashtimeve të reja ose politikave preferenciale të taksave. Ata mbështetën përpjekjet e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë dhe përshëndetën planin për të futur një taksë mbi pronën të bazuar mbi vlerën.
Drejtorët ranë dakord se është kritike që të forcohet menaxhimi i investimeve publike, duke pasur parasysh planin për përshpejtimin e e shpenzimeve të investimeve. Ata u kërkuan autoriteteve të sigurojnë zbatimin e duhur të kornizës për partneritetet publike-private në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ata gjithashtu theksuan nevojën për të minimizuar ri- krijimin e borxheve, duke përfshirë përmirësimin e procesit të rimbursimit të TVSH-së.
Drejtorët vunë në dukje se pas përfitimeve të mëparshme mbresëlënëse, reforma në sektorin shtetëror të energjisë elektrike është e vonuar dhe duhet të rifillojë. Ata rekomanduan përmirësimin e efikasitetit operacional, përshpejtimin e ristrukturimit financiar dhe avancimin e reformave institucionale dhe të formatimit të tregut në këtë sektor.
Drejtorët ranë dakord që qëndrimi lehtësues i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë mbetet i përshtatshëm dhe çdo zbehje e lehtësimit monetar duhet të vijë pasi të ketë tregues për një rritje të qëndrueshme të inflacionit. Drejtorët mbështetën strategjinë e de-euroizimit të autoriteteve dhe theksuan rëndësinë e përafrimit të ligjit të bankës qendrore me legjislacionin modern të bankave qendrore.
Drejtorët mbështetën përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve për të forcuar mbikëqyrjen financiare me fokus në bankat me rritje më të shpejtë dhe sistematikisht të rëndësishme. Ata theksuan nevojën për vigjilencë të vazhdueshme dhe përmirësim të mjeteve të përgatitjeve për të përballuar krizën, veçanërisht në dritën e rritjes së ndërlidhjes në këtë sektor. Për të zbutur rreziqet ndaj stabilitetit bankar, kandidatët për licenca të reja bankare duhet të kenë përvojë të përshtatshme bankare dhe të shmangin konfliktet e interesit. Ata vlerësuan përparimin në ristrukturimin e kredive me probleme të huamarrësve të mëdhenj, duke përfshirë rishikimin e rregullores së përmbarimit, zbatimin e ligjit të ri të falimentimit dhe lehtësimin e ristrukturimit të borxhit jashtë gjykatës.
Drejtorët ranë dakord që trajtimi i pengesave strukturore ndaj konkurrencës mbetet çelësi për arritjen e rritjes më të shpejtë. Ata përshëndetën progresin e arritur në zbatimin e reformës strukturore dhe theksuan nevojën për të avancuar më tej reformat institucionale në fusha të tilla si gjyqësori, të drejtat pronësore dhe anti-korrupsioni. Drejtorët rekomanduan që të investohet më tej në trajnimin profesional për të inkurajuar pjesëmarrjen e punës, veçanërisht tek gratë dhe të rinjtë”, përfundon njoftimi për shtyp i FMN-së. /Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38