Flash News

KRYESORE

FNSH dhe RENEA operacion në Vlorë, “në sitë” i gjithë qyteti

FNSH dhe RENEA operacion në Vlorë, “në sitë” i

Policia e qytetit të Vlorës, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Vlorë ku po kryejnë kontrolle të imtësishme. Qëllimi është identifikimi dhe arrestimi i personave të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe goditja e elementëve kriminalë. Deri më tani janë kryer kontrolle në banesa, biznese dhe makina, ku punonjësit e policisë kishin dyshime.

Prania e forcave të policisë ka paralizuar qytetin bregdetar, ndërkohë që operacioni është përqendruar në lagjen Skelë.

Policia do të japë detaje nga ky operacion në orët në vazhdim. ndërkohë që prej disa ditësh, FNSH, RENEA dhe policia e Shtetit kanë nisur një operacion për të goditur elementët kriminalë.

Para katër ditësh, forcat speciale zbarkuan në Elbasan, ku kryen kontrolle të imtësishme. Më pas, u përqendruan në Portin e Durrësit, me qëllim goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Sot në mëngjes forca të shumta janë parë në zonën e Doganës në Tiranë, e gjithashtu edhe në Vlorë.

Të fundit