Flash News

KRYESORE

FNSH “dorëzohet” në Kukës, protestuesit marrin në kontroll sportelet e taksës dhe u vendosin flakën

FNSH “dorëzohet” në Kukës, protestuesit marrin

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë tërhequr nga sportelet ku paguhet taksa për ‘Rrugën e Kombit’, pasi kontrollin aty e kanë marrë protestuesit e revoltuar.

Banorët e Kukësit kanë thyer xhamat, kanë hequr traun dhe i kanë vënë flakën këtyre sporteleve, ndërkohë që gazetarët raportojnë se forcat e policisë janë tërhequr pas përplasjes.

Protestuesit kanë përdorur gurë kundër efktivëve, ndërsa ata u janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Situata mund të përkeqësohet edhe më tej në rast se FNSH do të tentojë të shpërndajë protestën, e cila duhet të mbyllet brenda dy orësh, ndërkohë që banorët shprehen të vendosur për të qëndruar.

Qytetari reagon ashpër në transmetim direkt: Kryeministri na quan popull dele dhe nga krahason me penisin. Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk flet? 

 

Të fundit