Flash News

KRYESORE

FNSH kontrolle të rrepta në Burrel, arrestohet një 23 vjeçar me armë pa leje

FNSH kontrolle të rrepta në Burrel, arrestohet një 23

Një 23 vjeçar është kapur në flagrancë nga policia e Burrelit  ditën e sotme në kuadër të goditjeve të grupeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Leonard Kolaveri banues në Burrel qarkullonte nëpër qytet me një motorçikletë dhe mbante me vete armë, armë pa leje.

Gjithashtu në një lokal nën pronësinë e shtetasit S.K. 32 vjeç, banues në Burrel, janë gjetur kapsollë detonatore, shkop bjezbolli dhe një krëhër fishekësh. Në momentin e kontrollit shtetasi S.K nuk ndodhej në lokal, prezentë ishin vetëm punonjësit e lokalit. 32 vjeçari është shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Mat dhe ndërkohë policia po kryen kontrolle të rrepta në të gjithë qarkun e Dibrës.

Të fundit